Shqiptari rikthehet pas 32 vitesh në emigrim dhe bën “lekun letër” me kërmij

Daniel Xhavara nga Vlora pas 32 vitesh në emigrim u kthye për të investuar në vendin e tij. U mendua gjatë dhe prej një viti ngiti në një sipërfaqe prej 1 hektarë këtë fermë për kultivimin e kërmijve në fshatin Penkovë të Selenicës.

 

“Duke biseduar me një shok italian që ka biznes me kërmij, më lindi ideja të kthehesha e të hapja këtë fermer. Kam tre, katër vjet që e studiova dhe është viti i parë që e hapa.”

 

Tregon se mori shumë informacion dhe siguroi kushtet e nevojshme për të kultivuar kërmij. “Kërmillit i duhet një tokë e mirë pa pesticide, lakrën e kemi marrë nga Italia dhe duan ujë çdo ditë. Duan përkushtim. Do një vit të rriten në mënyrë natyrale.”

 

Ai i njeh mjaft mirë dhe vlerat ushqimore. “Është proteinë më e pastër ka benefite për ilaçet, fytin, aknet e fytyrës.”

 

Xhavara ka gjetur dhe tregun. “Italia prodhon gati 20% të kërkesës që ka dhe 80% e marrin nga jashtë, ka shumë kërkesë.”

 

Danieli ka investuar rreth 50 mijë euro në këtë fermë me kërmij. Historia e këtij emigranti mund të shërbejë si frymëzim edhe për shumë të tjerë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...