Media britanike e akuzoi si bashkëpunëtore të bandave, reagon blogerja shqiptare: S’jam kriminele, ja arsyeja pse publikova videon

Reagon pas akuzave shqiptarja Ion Daci. Daci jeton në Angli dhe njihet si influencere në rrjetin social në “Tik Tok”. Përmes një videoje të shprërndarë në faqen e saj zyrtare në Tik Tok, Daci shprehet se asnjë nga lajmet që qarkullojnë për të nuk janë të vërteta dhe se ka punuar me djersë për të arritur aty ku është.

 

Ajo shprehet se ky mesazh shkon për të gjithë ata që nuk e dinë si funksionon ligji në Angli ku sipas saj nuk hyn askush nëse nuk ka pasaportë apo kartë banke për të siguruar jetesën dhe për të patur një shtëpi.

 

“Nuk e di nëse në Shqipëri e dini se me pasaportë false nuk vjen dot në Angli. Shkruhet se jam me bandat e trafikimit që su lodha duke e lexu por ma sollën 48 mijë veta sot. Për falsifikimet, i keni të gjitha me avokatë. Sot kam shkuar te policia e Anglisë, kam raportuar që thonë se merrem me falsifikim pasaportash dhe sjell njerëz nga Shqipëria dhe doja t’ju thoja mos përmendni kur nuk dini asgjë.

 

Ju që nuk e keni idenë si funksionon në Angli, këtu nëse ti nuk ke letra dhe vjen vëllai yt apo dikush tjetër, nuk kanë shtëpi ku të rrijnë. Duhet të kesh pasaportë ose kartë banke sepse duhet të zësh shtëpi për të jetuar. E publikova për të ndihmuar shqiptarët që nuk kanë as nënë, as baba këtu, as njerëz për t’i ndihmuar dhe janë mes 4 rrugëve se më bëtë kriminele. Si dal unë me fytyrë nqs merrem me trafikim. Unë nuk jam spiune dhe nuk kam cfarë spiunoj.

 

Kur s’kam lidhje me dicka, nuk kam frikë se nuk kanë për cfarë të më gjykojnë. Këtyre të gazetave do i nxjerr bojën. Unë jam me pasaportë normale, me patent britanike, nuk kam marrë asnjëherë lekë nga shtëpia bari, kam punuar me djersën time dhe kam derdhur gjak. Kur bëj nder pa pagesë dhe ju e bëni sikur të jem kriminele, nuk është problemi im. Do i nxjerr bojën të gjithëve. Ku është jeta ime luksozve me Fiat 500 që jetoj në një studio?,”-tha Ion Daci.

 

Sot, The Sun ka zbuluar një video të një pasaporte greke me të dhëna biometrike të prodhuara nga trafikantët. Në artikull pretendohej se Ion Daci ishte duke u përdorur nga bandat për të nxitur mashtrimin e të rinjve u thotë 239,700 ndjekësve të saj se si “të hapin llogari bankare false, të blejnë pasaporta, ID dhe patentë”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

Të moshuarit i rrëzohen frutat e perimet në rrugë, djali ndalon makinën dhe e ndihmon

Shpesh herë jemi mësuar të dëgjojmë vetëm për akte...

Shokohet vajza pasi ndahet! Ish i dashuri i dërgon faturat e harxhimeve: Mi paguaj…!

Të gjithë e dimë se marrëdhëniet janë një investim...

Do festonte datëlindjen sot, Aida Shtino rrëqeth: Po kalon i pesti vit pa ty, do pi me foton tënde

Aida Shtino është një ndër moderatoret më të njohura...