Me kuletën në dorë, Antonela e gjeti më në fund të dashurin “Boss” siç e kërkonte? Foto

Mund të themi që në çdo dalje të saj shkakton zhurmë. Vetëm pak kohë më parë në media qarkulloi deklarata e saj se mashkullin në krah e donte “boss”.

 

Dhe ja ku shfaqet tani, Antonela Berisha në krah me një mashkull. Ashtu si duket edhe në fotot e publikuara nga “Panorama”, djaloshi në krah mban në dorë kuletën e tij, ndoshta si për të treguar se ajo është e mbushur.E pa grimuar, me syze dielli, ish-konkurrentja e Përputhen ecën në rrugët e Bllokut përkrah mashkullit misterioz.

 

Megjithatë ky nuk është partneri i saj, ndonëse kuletën e mban në duar, si provë se është i denjë të qëndrojë krah Antonelës.

 

Ish-konkurrentja e “Për’Puthen”, Antonela ka qenë së fundmi e ftuar në rubrikën “Trotuar”. Tema e diskutimit ishte pikërisht paraja. Gjatë fjalës së saj, Antonela zbuloi edhe pretendimet që ka duke theksuar se dëshiron në krah një mashkull “boss”.

 

”Mashkulli po nuk ishte bos, mos më afrohet. Sepse duhet të mi plotësojë të gjitha kushtet. Edhe dikur kur martoheshe pyesnin a ka burri shtëpi, a ka toka, që të mos vuajë gruaja. Pse të vuaj unë në 2022?”, theksoi ajo.

 

Edhe pas përfundimit të emisionit të “Për’puthen”, ishkonkurrentja e sezonit të dytë Antonela Berisha, ia ka arritur të ruajë vëmendjen dhe famën. Madje ajo u bë pjesë edhe e “Big Brother Vip 1”, ku u përfol jo pak për jetën e saj.

 

Së fundmi ajo ia ka dalë sërish të jetë në qendër të vëmendjes, me postimet në rrjetet sociale, ku numëron shumë ndjekës. /Panorama Plus

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

Të moshuarit i rrëzohen frutat e perimet në rrugë, djali ndalon makinën dhe e ndihmon

Shpesh herë jemi mësuar të dëgjojmë vetëm për akte...

Shokohet vajza pasi ndahet! Ish i dashuri i dërgon faturat e harxhimeve: Mi paguaj…!

Të gjithë e dimë se marrëdhëniet janë një investim...

Do festonte datëlindjen sot, Aida Shtino rrëqeth: Po kalon i pesti vit pa ty, do pi me foton tënde

Aida Shtino është një ndër moderatoret më të njohura...