“Festa e Gështenjave” mbledh shqiptarët në Krajë/ Rikthehet pas dy vitesh mungesë, festa tradicionale e trevës shqiptare në Malin e Zi

Në Krajën e bukur me fytyrë nga liqeni i Shkodrës, u rikthye sërish pas dy vitesh mungesë për shkak të pandemisë, Festa tradicionale e Gështenjave teksa ka plot 14 vite që organizohet në Ostros, fshatin në qendër të Krajës, i ndodhur rreth 270 m lartësi mbi nivelin e detit.

 

Gështenja është fruti kryesor i kësaj treve shqiptare matanë kufirit dhe ajo dallon për cilësitë e saja për shkak të lartësisë dhe klimës favorizuese në të cilën rritet.E shtrirë në dy ditë dhe e konceptuar në formën e një feste të vërtetë ku ekspozoheshin disa nga prodhimet bio të zonës por edhe punime artistike me motive tradicionale nga zona e Krajës, teksa vërehej një numër i lartë vizitorësh edhe nga Shkodra.

 

Festën e Gështenjës e përshëndeti edhe kryetari komunës së Tivarit, pjesë e së cilës është zona e Krajës, Dušan Raičević ndërsa do të pasohej me koncertin ku pjesë e tij ishin artistë të ndryshëm të zonës por edhe nga Shkodra.

 

Atmosfera që krijuan këngët përfshiu të gjithë të pranishmit që kishin mbushur sheshin ku po mbahej ky koncert.Festa e Gështenjave në Krajë synon evidentimin e vlerave dhe resurseve më të mira të zonës jo vetëm nga prodhimtaria por edhe promovimin si destinacion me një potencial të pashfrytëzuar turistik.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

‘Pse moj zonja injorante’! Sindi e ‘Për’puthen’ i kthehet rëndë ndjekëses

Ajo mori vëmendje te “Për’puthen” dhe u komentua shumë...

Kush valle? Rovena Stefa publikon pamje me prindërit nga vila që ka blerë në Kosovë

Këngëtarja Rovena Stefa, kohët e fundit i ka befasuar...

(Foto) Lori Hoxha tregon pamjet se si duket shtëpia e ‘Big Brother Vip’, ja kur nis

Teksa të gjithë presin që të fillojë “Big Brother...