2 vite nga zhdukja e 19-vjeçares shqiptare, dëshmia që bën kthesën e madhe të hetimeve

Autoritetet greke kanë qenë në gatishmëri kërkimesh 24 orët e fundit , dy vite pas zhdukjes së 19-vjeçares shqiptare Artemis Vasili, e cila është zhdukur nga Koropi dhe familja ende e kërkon.

 

Rasti është sërish në faqen e parë të gazetave dhe në fokus të mediave pas dëshmisë të nxjerrë në dritë nga emisioni “Dritë në tunel”, sipas së cilës Artemis është parë në plazhin e Agia Marinës një ditë pas zhdukjes së saj, të premten, 16 tetor 2020.

 

E reja e hdukur thuhet se ishte ulur e vetme në një stol. Kjo dëshmi konsiderohet e fortë dhe i jep një kthesë të re hetimeve të Policisë të “mbytur” tashmë prej dy vitesh, ndërkohë që nuk ishte kërkuar asnjëherë në këtë zonë.

 

Avokati i familjes, Anastasios Dugas, u shpreh: Është diçka e re kjo dëshmi. Ndërsa më parë personi i fundit e kishte parë në stacionin e autobusit duke pritur dikë, tani vjen një dëshmi që ndryshon të gjitha faktet dhe na thotë se e sheh në plazhin e Agia Marinës. Kjo zonë nuk ishte kontrolluar kurrë. Besojmë se këtë javë do të jepet urdhër për kontroll edhe në këtë zonë.

 

Vlen të theksohet se plazhi i Agia Marinës nuk ishte i panjohur për vajzën, pasi ajo shkonte atje për të notuar me miqtë e saj. Ajo kishte shkuar në të njëjtin plazh me ish-të dashurin, para se ai ta refuzonte dhe ta fshinte nga rrjetet sociale.

 

Ai vetë ka folur për për këtë takim, por pa mundur të ndihmojë autoritetet. Dosja për zhdukjen e 19-vjeçares i ka kaluar prokurorisë nga Departamenti i Vrasjeve i Sigurimit të Atikës, e cila do të vendosë nëse hetimet do të vazhdojnë. Nga ana e familja besohet se hetimi i autoriteteve duhet të vazhdojë, pasi dikush nga rrethi i saj i miqve ka lënë një takim me vajzën mesditën e së premtes, 16 tetor 2020.

 

ë fakt, një i afërm i saj e kishte parë duke pritur për një orë në stacionin e 2-të të Atikës. Prej aty kalon linja 330 që shkon në Agia Marina. Pas dëshmisë së re të një banoreje të zonës, e cila e ka parë në plazhin e Agia Marinës, policia duhet të fokusohet në këtë pikë për të kërkuar vajzën e zhdukur.

 

“Jemi të sigurt që atë ditë kishte lënë takim me dikë për t’u takuar. Ajo mori një telefonatë në Viber, shkoi në dhomën e saj, foli dhe u largua e lumtur”, tha avokati, i cili po bën apel që kushdo që di diçka të flasë.

 

“Një dëshmitar i veçantë, të cilin e kemi vënë në dukje, nuk ka thënë të vërtetën plotësisht. Duhet të dalë dhe të thotë saktësisht se çfarë ka ndodhur. Ai di gjëra dhe situata rreth Artemidës. Ai është personi i fundit që ka pasur kontakt”, thekson avokati i familjes.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...