15 nëntori është një ditë për t’u shënuar me kalendar, çfarë ndodh me popullsinë e botës?

Më 15 nëntor 2022, popullsia e botës parashikohet të arrijë në 8 miliardë njerëz, një moment historik në zhvillimin njerëzor.

 

“Kjo rritje e paprecedentë është për shkak të rritjes graduale të jetëgjatësisë njerëzore për shkak të përmirësimeve në shëndetin publik, të ushqyerit, higjienën personale dhe mjekësinë.

 

Është gjithashtu rezultat i niveleve të larta dhe të vazhdueshme të lindshmërisë në disa vende”, kanë njoftuar Kombet e Bashkuara.

 

Ndërsa popullsisë globale iu deshën 12 vjet për t’u rritur nga 7 në 8 miliardë, do të duhen afërsisht 15 vjet – deri në vitin 2037 – që ajo të arrijë në 9 miliardë, një shenjë se ritmi i përgjithshëm i rritjes së popullsisë globale po ngadalësohet.

 

“Ky moment historik është një rast për të festuar diversitetin dhe përparimet duke marrë parasysh përgjegjësinë e përbashkët të njerëzimit për planetin”, thuhet në njoftim.

 

Nderkohe popullsia e vendit tone po tkurret me ritme me të shpejta se sa parashikimet pesimiste të INSTAT në projeksionet për popullsinë. Një vit më parë INSTAT publikoi projeksione të reja për ecurinë e popullsisë së vendit deri në vitin 2032 dhe parashikoi se në vitin 2020 do të ishte sipas skenarit pesimist 2,862,427 banorë, por sipas të dhënave vjetore nga regjistrat e gjendjes civile popullsia e vendit në janar të vitit 2020 ishte 2,852,191 banorë ose 8,200 persona më pak se projeksioni me pesimist i INSTAT.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...