“U sëmura 15 vjeç, njerëzit thoshin bën vetë se do burrë. Prindërit e mi me lot në sy…”

Në emisionin e E Diela Shqiptare tek rubrika “Ka një mesazh për ty”, ka ardhur Bleona një vajzë 23-vjeçare e cila ka treguar një histori prekëse kur ishte 15 vjeç.

 

Ajo u rrëzua dhe lëndoi gjurin, ku u detyrua që të qëndronte pa lëvizur për 3 muaj. Gjatë kësaj periudhe përveç dhimbjes dhe mërzisë së prindërve, Bleona duhet të duronte edhe fjalët e njeërve që thonin për të. Sipas saj njerëzit thoshin që ajo nuk është e sëmurë, bën vetë dhe se kërkon burrë. Këtë gjë e ka përjetuar shumë keq dhe gjithmonë qante, por pranë saj, i ka qëndruar familja dhe motra.

 

Bleona: Kur isha 15 vjeç, isha e sëmurë, mir që isha e sëmurë, por dëgjoja dhe nga njerëzit fjalë.

 

Ardit Gjebrea: Për shembull?

 

Bleona: Në momentin që isha e sëmurë dëgjoja njerëzit që jo të thoshin inshallah do i kalojë, por nuk është e sëmurë, bën vetë sepse do burrë. A ishte kjo një fjalë për të thënë për një fëmijë 15 vjeç? Ndërkohë që unë isha e sëmurë dhe vuaja. Më vrisnin shumë fjalët. A bën një 15-vjeçare të shtiret sikur është e sëmurë, të shikojë prindërit e vetë duke qarë?

 

Ardit Gjebrea: Po kush e thoshte këtë gjë?

 

Bleona: Të gjithë pa përjashtim.

 

Ardit Gjebrea: Ato që kërkonin burrë për vete?

 

Bleona: Përfshirë edhe ata që ishin prindër. Nuk thoshin vetëm mosha ime ose dikush tjetër që ishte vetëm 2-3 vite më e madhe se unë. Por thoshin dhe vetë ato që ishin vetë prindër.

 

Ardit Gjebrea: Po ti çfarë sëmundje kishe?

 

Bleona: Unë kisha vrarë gjurin, u rrëzova dhe për tre muaj kam ndenjur, nuk kam lëvizur dhe në atë moment thoshin që nuk është e sëmurë, nuk i dhemb gjuri, por…

 

Ardit Gjebrea: I dhemb burri.

 

Bleona: Do burrë prandaj.

 

Ardit Gjebrea: Në çfarë moshe martohen aty zakonisht?

 

Bleona: Pjesa më e madhe martohen 18 e lart, jo më poshtë.

 

Ardit Gjebrea: Kishe kohë.

 

Bleona: Kisha kohë, po njerëzit.

 

Ardit Gjebrea: Dalim tek motra.

 

Bleona: Në momentin që dëgjova që njerëzit po flisnin kështu, jo vetëm unë por edhe prindërit, motra dhe vëllai u mërzitëm. Nuk na linin rehat njerëzit. Motra u afrua…

 

Ardit Gjebrea: Të vrasësh gjurin dhe mos të të lërë rehat dynjaja, kjo është…

 

Bleona: Motra u afrua dhe më tha, po çfarë ke, pse po qan? Edhe po i tregoja që nga njerëzit. Jo tha mos dëgjo fjalët e të tjerëve, se Zoti i vjen në hak çdokujt tha.

 

Ardit Gjebrea: Pra motra dikur të tha mos dëgjo se çfarë thonë njerëzit. Ndërkohë që ke ardhur sot për t’ja thënë sot këtë fjalë ti motrës, mos dëgjo se çfarë thonë njerëzit.

 

Bleona: Po. /tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

Të moshuarit i rrëzohen frutat e perimet në rrugë, djali ndalon makinën dhe e ndihmon

Shpesh herë jemi mësuar të dëgjojmë vetëm për akte...

Shokohet vajza pasi ndahet! Ish i dashuri i dërgon faturat e harxhimeve: Mi paguaj…!

Të gjithë e dimë se marrëdhëniet janë një investim...

Do festonte datëlindjen sot, Aida Shtino rrëqeth: Po kalon i pesti vit pa ty, do pi me foton tënde

Aida Shtino është një ndër moderatoret më të njohura...