Kishte frikë të prekte bebet e të tjerëve, mendonin se Elona do i merrte në sysh dhe i xhelozonte

Elona në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, tek E Diela Shqiptare, ka treguar se që në moshën 14 vjeç ka shkuar me vëllain e saj të jetonin në Greqi për një jetë më të mirë, por duke vuajtur pasojën e mungesës së prindërve. Vitet kaluan dhe njerëzit e fisit të saj filluan që të komentonin faktin pse ajo nuk po martohet pasi kishte shkuar 30 vjeç.

 

Elona: Vendosëm që të bënim fejesën në Shqipëri, në 2010, në Gusht, kur papritur isha në punë, bëj një temperaturë shumë të lartë dhe u sëmura rëndë. Me trombocitet, rruazat e bardha të gjakut, rrezikoja të humbja jetën. U shtrova në spital, mjekim pafund, anuluam edhe fejesën tonë. Prindërit nuk i kishim afër, kaloi mjekimi dhe procedura e spitalit, e vetmja pyetje që i bëra mjekut a ta di që unë rrezikoja jetën ashtu siç na i thanë më vonë, a do bëhem mami? Nuk e pyeta a do shërohem, ose a do jetoj? A do arrij të bëhëm mama? Më tha patjetër që po, ajo më interesoi mua, s’po pyesja për gjë tjetër.

 

Mami nga telefoni, lot, dhimbje, stres. Sa mund t’i kem stresuar nuk e di as unë. Besoj se i kam mërzitur dhe lodhur më shumë se sa duhet dhe ndonjëherë e ndjej veten fajtore për këtë sepse nuk i fshihem dot sepse ajo e kuptoi nga zëri se diçka ka ndodhur.

 

Ardit Gjebre: Iu referova një shprehje që të thoshte mami, “kur jam bërë nënë unë, ti do bëhesh e do bëhesh”, pse?

 

Elona: Gjithmonë kur u martova në 2013 shkoj dasma për mrekulli me ndihmën e familjes. Vazhdoi ai ritmi që Elona s’po bëhet nënë. Kaloi viti i parë, i dytë dhe çdo gjë u bë aq keq për mua, lot, dhimbje. U dëgjonte çdokund. Prindërit e mi nuk ma shprehën kurrë, fjalët e mamasë sime ishin “kur u bëra nënë unë, nuk do ngelë femër që ka dëshirë për një fëmijë, pa bërë fëmijë. Nuk ia kisha vënë re ndonjëherë, një ditë i them o mama pse ma thua këtë fjalë, ti ke bërë fëmijë 20 vjeçe, unë jam bërë 30 dhe nuk kam bërë fëmijë akoma.

 

Dëgjo mami më tha unë u martova 16 vjeç me shkuesi. Kur unë u martova tha 4 vite pa fëmijë, gjyshi dhe gjithë opinioni në fshat nusja s’po bën fëmijë, do martojmë djalin ne.

 

Elona tregon se e ëma nga një fshat i Matit, ka shkuar në Tiranë për të bërë një eko dhe doktori i thotë që ishte 3 muajsh shtatzënë. Edhe vetë Elona ndjente shumë presion nga të gjitha anët dhe nga të gjithë njerëzit. Arriti të mbyllet në vetvete sa nuk donte të shikonte njeri. Shikonte bebe dhe nuk i prekte se mendonte që njerëzit mund të mendonin se ka zili dhe i merr në sysh. Nuk i prekte me dorë, i shikonte dhe i adhuronte nga larg.

 

Elona: Nga të gjithë njerëzit dëgjova fjalë, por nuk i mbaj mëri.

 

Ardit Gjebrea: Sa e shëmtuar që është!

 

Elona: Shumë sepse arrita të mbyllem në vetvete, sidomos dy vitet e fundit sa që nuk doja të shikoja njeri. Shikoja bebet që kishin njerëzit dhe nuk doja t’i prekja se do thonin kjo zili ose xhelozi që s’ka fëmijë. Do i bëjë në sysh, dhe nuk i prekja më me dorë dhe i shikoja e i adhuroja nga larg. Në 2019 unë mbetem shtatzënë.

 

Ardit Gjebrea: Eltoni të thoshte gjë?

 

Elona: Jo Eltoni më ka mbështetur gjithmonë, kur qaja i thoja ne nuk do bëjmë dot fëmijë dhe më thoshte, ti do bësh dhe do bësh dy dhe me të vërtetë kam bërë dy. /tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

‘Pse moj zonja injorante’! Sindi e ‘Për’puthen’ i kthehet rëndë ndjekëses

Ajo mori vëmendje te “Për’puthen” dhe u komentua shumë...

Kush valle? Rovena Stefa publikon pamje me prindërit nga vila që ka blerë në Kosovë

Këngëtarja Rovena Stefa, kohët e fundit i ka befasuar...

(Foto) Lori Hoxha tregon pamjet se si duket shtëpia e ‘Big Brother Vip’, ja kur nis

Teksa të gjithë presin që të fillojë “Big Brother...