“Kam punuar me djersë, kam derdhur gjak” reagon shqiptarja që reklamon pasaporta false: Desha t’ju ndihmoj

Ion Daci është 25-vjeçarja shqiptare e cila ka tërhequr vëmendjen e mediave angleze pasi thuhet se reklamon falsifikime pasaportash dhe dokumentesh në TikTok , ndërsa tregon jetën e saj të lumtur në Britaninë e Madhe.

 

Por pas këtyre shkrimeve nga mediat angleze, e reja shqiptare ka vendosur të reagojë dhe përgënjeshtrojë këto shkrime. 25-vjeçarja me anë të disa videove thekson se nuk merret me falsifikim pasaportash, nuk është kriminele por punon si trajnere apo mësuese fiskulture.

 

Ajo thotë se ka denoncuar rastin në policinë angleze dhe avokati i saj po merret me të gjitha procedurat. Më tej ajo u shpjegon ndjekësve se nuk bën jetë luksoze dhe nuk është marrë asnjëherë me shtëpi bari por ka fituar cdo gjë duke derdhur djersë e gjak.
Kam qenë live dhe dikush më tha a mund të më reklamosh profilin. Në rregull i thashë. Profili kishte të bënte me karta banke, patenta, pasaporta.

 

Nuk e di nëse në Shqipëri e dini se me pasaportë false nuk vjen dot në Angli. Shkruhet se jam me bandat e trafikimit që su lodha duke e lexu por ma sollën 48 mijë veta sot. Për falsifikimet, i keni të gjitha me avokatë. Sot kam shkuar te policia e Anglisë, kam raportuar që thonë se merrem me falsifikim pasaportash dhe sjell njerëz nga Shqipëria dhe doja t’ju thoja mos përmendni kur nuk dini asgjë.

Ju që nuk e keni idenë si funksionon në Angli, këtu nëse ti nuk ke letra dhe vjen vëllai yt apo dikush tjetër, nuk kanë shtëpi ku të rrijnë. Duhet të kesh pasaportë ose kartë banke sepse duhet të zësh shtëpi për të jetuar. E publikova për të ndihmuar shqiptarët që nuk kanë as nënë, as baba këtu, as njerëz për t’i ndihmuar dhe janë mes 4 rrugëve se më bëtë kriminele. Si dal unë me fytyrë nqs merrem me trafikim. Unë nuk jam spiune dhe nuk kam cfarë spiunoj.

 

Kur s’kam lidhje me dicka, nuk kam frikë se nuk kanë për cfarë të më gjykojnë. Këtyre të gazetave do i nxjerr bojën. Unë jam me pasaportë normale, me patent britanike, nuk kam marrë asnjëherë lekë nga shtëpia bari, kam punuar me djersën time dhe kam derdhur gjak. Kur bëj nder pa pagesë dhe ju e bëni sikur të jem kriminele, nuk është problemi im. Do i nxjerr bojën të gjithëve. Ku është jeta ime luksozve me Fiat 500 që jetoj në një studio?

Horoskoi ditor, e marte date 7 dhjetor 2022

Horoskopi Paolo Fox Dashi: Afërdita pakamsa e trazuar ju fton të kushtoni më shumë vëmendje në dashuri, sepse këtë të mërkurë 7 mund të...

(Video) Gazetari shqiptar bën gafën e madhe, ngatërron Eli Farën me ish-Missin nga Kosova

Gazetari shqiptar, Isli Islami “e ka ngatërruar” ish-missin Afërdita Paçaradën me këngëtaren Eli Fara.   Teksa ka uruar kolegun e tij Olti Currin për eksperiencën e...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

Arjon Muça i zuri vendin në Top Channel? Ish-konkurrenti i Për’puthen habit me deklaratën

Bruno Shemsho, modeli dhe ish konkurrenti i Për’puthen ishtë...

Ekskluzive/ Zbulohet gjyqi mes Olsa Muhametit dhe Vera Grabockës

Bruno Shemsho, modeli dhe ish konkurrenti i Për’puthen ishtë...

Jeni në dilemë? Ja ku mund të shkoni për pushime

Guidier, Lyto Alliu në një intervistë për emisionin “Jeto...