“Kam 10 vjet me paterica”, e moshuara: Marr 100 mijë lekë pension, ilaçet me bëjnë 70

Fshati Pinar nuk është më shumë se 15 km në periferi të kryeqytetit.

 

Është një ndër fshatrat e braktisura nga të rinjtë. Rrugët janë thuajse bosh, në oborret e shtëpive gjen ndonjë të moshuar.

 

Caje Metani është një banore e këtij fshati. Ajo është e sëmurë dhe ecën mbi paterica, tregon se merr vetëm 100 mijë lekë pension, por nuk i dalin as për të blerë ilaçe.

 

“Pensioni im është 100 mijë lekë, i harxhoj për ilaçe, u bëra ka 10 vjet me paterica, kam ndenjur 5 muaj në karrocë, pas 5 muajsh jam ngritur me paterica. Shumë pak janë, spo më dalin për ilaçe. Për vizita vështirë e kam, se jam me paterica, e dua makinën këtu tek dera, unë makinë skam. Këtu jetojmë ne 2 pleqtë, shtëpia i është bërë cunit”.

 

I gjithë pensioni i Cajes shkon për ilaçe. Bashkë me bashkëshortin pensionist, marrin 200 mijë lekë të vjetra. Mbijetojnë falë ndihmës së fëmijëve.

 

“Fëmijët më kanë ndihmuar se unë kam qenë në karoce dhe më ngritën me paterica, fëmijët më ndihmuan se ku ti merrja. Mua nuk me del pensioni, bëj thirrje të ma shtojnë pak pensionin që të më dalë, të paktën për ilaçe me jetu si njeri. Nuk e kam një ndihmë në këtë rrëzë mali.

 

Gatuaj, ha të gatshme, si të gatuaj unë me këto. Kam vuajtur, me sëmundjet e mia, romatizma në kulm, romatizma më ka bërë kështu. E kam në maksimum, kur shkoj e vizitohem më thonë nuk kemi parë kështu ca romatizme ke. Vallaj më kushtojnë, 60-70 mijë. Si ja bëj pra hë”.

 

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...