Habit Mihrije Braha: Nuk kam pasur kurrë dhimbje koke, nuk e di se si është…

Në emisionin “Aldo Morning Show”, ka telefonuar këngëtarja e njohur Mihrije Braha e cila ka folur mbi temën “Robi plaket kur do vetë”. Ajo ka folur dhe për veten e saj, ku ruan freskinë dhe bukurinë si të ishte një vajzë e re.

 

Sipas Mihrijes jeta që bën dhe mënyra se si e jeton është një plus për të, madje ajo ka treguar se nuk e ka provuar kurrë ndjesinë e dhimbjes së kokës.

 

“Mënyra se si e bëj jeteën, si e jetoj mendon se është një plus. Flej mirë, mendoj vetëm gjëra të bukura dhe mendja ime, sytë e mir, veshët e mi e duan vetëm të mirën dhe anën e errët dhe negative, jo që nuk e dua, po nuk ma pranon as syri, as veshi dhe as mendja. Kështu që nuk e ngarkoj veten me gjëra që nuk ia vlen dhe nuk kam dhimbje koke asnjë herë.

 

A ke dëgjuar ndonjëherë që njeriut të mos e dhembë koka asnjëherë. Unë nuk e di si është të jetë njeriu me dhimbje koke. Mandej e kam dhe pjesën e bukur të jetës që e kam gjithmonë Naimin në krah dhe nuk ma prish disponimin”, është shprehur Mihrije Braha.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...