Tashmë është zyrtare, zbulohet ku dhe kur do ta shohim Grida Dumën si moderatore!

Heqja dorë e Grida Dumës nga mandati i deputetes disa ditë më parë u shoqërua me shumë reagime në mediat dhe rrjetet sociale (në mënyrë surprizë edhe me emocione e lot nga radhët e PD-së), megjithatë nuk erdhi si surprizë duke qenë se prej disa kohës qarkullonin thashetheme se politikanja ishte gati të merrte një pozicion të ri në televizion.

 

Në fakt Duma vitin e fundit gjithmonë e më shumë ishte fokusuar në akademinë e saj dhe në fjalimet e trajnimet e sja motivuese, të cilët janë bërë shpesh virale edhe në rrjetet sociale, ndërsa “aventura” e re në ekran duket si hapi i saj i radhës larg politikës. Prej ditës së sotme nuk është më thashetheme teksa është konfirmuar zyrtarisht se Gridën do ta shohim vërtetë në drejtimin e një emsioni e ashtu sic ishte raportuar më parë, në Top Channel.

 

Ka qenë Lori Hoxha e cila e ka bërë me dije lajmin nëpërmjet një postimi në Instagram, ku lexohet qartazi logoja e Top Story, një program që drejtohet nga Sokol Balla deri para disa kohësh, me emrin e Grida Dumës të bashkangjitur. Trashgimtarja e Top Media po ashtu bën me dije se ish-deputeten do ta shohim në ekranin e njohur prej ditës së hënë, teksa ne i urojmë shumë fakt dhe jemi të gjithë kuriozë ta shohim në këtë pozicion të ri. /News31

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

Të moshuarit i rrëzohen frutat e perimet në rrugë, djali ndalon makinën dhe e ndihmon

Shpesh herë jemi mësuar të dëgjojmë vetëm për akte...

Shokohet vajza pasi ndahet! Ish i dashuri i dërgon faturat e harxhimeve: Mi paguaj…!

Të gjithë e dimë se marrëdhëniet janë një investim...

Do festonte datëlindjen sot, Aida Shtino rrëqeth: Po kalon i pesti vit pa ty, do pi me foton tënde

Aida Shtino është një ndër moderatoret më të njohura...