Sa para fiton Mariah Carey me “All I Want for Christmas is You” çdo fundvit?

Padyshim që “All I Want for Christmas Is You” është shëndrruar në “himnin” e Krishtlindjeve, që nga momenti kur Mariah Carey e publikoi vite më parë, ndërsa falë albumit të saj të festave, periudha e fund nëntorit dhe i gjithë dhjetori, kanë marrë edhe emrin “koha e Mariah Carey-t”. Përvec atij për të cilin festohn Krishtlindjet sigurisht…

 

Gjithsesi, ndërsa për shumë njerëz rreth botë kënga e njohur kujton fillimin e sezonit festiv, për yllin e popit tingëllon njësoj si tingulli që nxjerrin paratë nga ATM sepse sigurisht është koha kur ajo fiton më shumë gjatë gjithë vitit, edhe nëse nuk punon fare.

 

Por si nisi ky udhëtim i Carey-t? 28 vjet më parë ajo ishte një këngëtare e re premtuese, me 3 albume shume të mira dhe 8 këngë të renditura si numri një në Shtetet e Bashkuara. Kur kompania e saj diskografike i solli asaj idenë e një albumi për Krishtlindje, ajo hezitoi dhe me të drejtë, pasi sisaj saj kjo është një”lëvizje” që artistë e bëjnë në një fazë të vonë të karrierës. Megjithatë në fund Mariah pranoi ta bënte, por sipas mënyrës së saj, duke shkruar disa këngë të reja, mes tyre edhe hitin “All I want for Christmas is You”, e cila u krijua shumë rastësisht dhe erdhi në mënyrë shumë organike.

 

Tani për pjesën që jeni të gjithë këtu, sa para fiton këngëtarja nga “hiti”” i festave? Një raport i vitit 2017 nga Economist vlerësoi se kënga popullore i ka dhënë Carey-t 60 milionë dollarë fitime nga viti 1994 deri në vitin 2016, pra mesatarisht 2.6 milionë dollarë në vit. Kjo shumë nuk përfshin të drejtën e autorit ose transmetimin në Mbretërinë e Bashkuar, që do të thotë se ka fituar më shumë se kaq.

 

Po pas 2016-ës, duke marrë parasysh se viti pas viti, periudha e fetave të dhjetorit fillon edhe më herët dhe kënga e saj jo vetëm që dëgjohet e përdoret njësoj, por akoma edhe më shumë. Në vitin 2019, “Celebrity Net Worth” vlerësoi se ajo fiton midis 600,000 deri në 1 milion dollarë çdo dhjetor nga honoraret, ose më saktë vetëm nga honoraret. Këtu nuk përfshijmë performacat e saj, përdorimin e këngës në filma apo reklama dhe gjërsa ekstra si këto.

 

E thënë shkurt, edhe nëse nuk punon në asnjë ditë të vitit, Mariah Carey mund të fitojë 1 milionë dollarë në vit, vetëm prej albumit të Krishtlindjeve.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...