Ori Nebiaj flet si deputete në “Përputhen”: Më dridhen gjunjët, se nuk është një punë me rrogë

Moderatorja dhe tashmë deputetja e Kuvendit të Shqipërisë, Oriela Nebiaj ka folur rreth përjetimeve që ka kaluar ditët e fundit për faktin se vendi i Grida Dumës në Kuvend i kalon asaj. Në nisje të emisionit që moderon prej muajsh, ‘Përputhen’, Nebiaj u urua nga analisti Arjan Konomi. Ai u shpreh se nuk ka ndodhur ndonjëherë që këtë emision ta prezantojë një deputete.

 

Nebiaj pranoi se ka ende emocione mirëpo shpreh dhe dyshimet e saj për këtë post të ri. Ajo shton se ndjen se politika shqiptare nuk po përfaqëson asnjeri e se ka frikë se do jetë e vetme në seancat parlamentare.

 

BISEDA:

Ori Nebiaj: Shumë gjëra nuk po merren vesh së fundmi…

 

Arjan Konomi: S’ka bërë vaki ndonjëherë që Përputhen ta prezantojë një deputete. Urime, si ndihesh që ke ardhur për të regjistruar këtu dhe duke qënë me statusin e deputetes.

 

Nebiaj: Më dridhen gjunjët, për përgjegjësinë e cdo vote që peshon sot mbi mua më shumë se kurrë. E gjithë stërmundimi që kam është në lidhje me këtë, të gjitha përmendjet e emrit të emisionit në Kuvend sikur thërritën njëra tjetrën. Aë shumë sa e kanë përmendur duket si trajtim. Jam akoma e nxehtë me përjetimin tim. Doja të isha në parlament për të gjithë ata që më votonin. Kur mora vesh dorëheqjen e Dumës do isha në radhë, e dija. E shihja të largët se nuk është një punë me rrogë, është një përgjegjësi që duhet ta marrësh përsipër. Sot më duket sikur arena politike nuk përfaqëson askënd, më duket sikur do jem vetëm aty.

 

I detyrohem shumë ekranit të Top Channel për emocionet që më ka dhënë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...