Kush është vajza e biznesmenit që merr mandatin e deputetes nëse Ori Nebiaj s’e pranon?

Me lënien e mandatit nga Grida Duma, e radhës që pasohet për të marrë mandatin e deputetit në PD është moderatorja e emisionit të dashurisë Për’puthen Oriela Nebiaj.

 

Kjo e fundit është shprehur në rrjetet sociale se është vendim që i duhet ta shqyrtojë. Nëse Nebiaj tërhiqet, e radhës për t’u bërë deputete e bluve është Lediana Fratari, e bija e biznesmenit Hajredin Fratari.

 

33-vjeçarja reklamon një jetë tejet luksoze në rrjetet sociale ku nuk mungon makina e saj Lamborghini apo udhëtimet në Mikonos e qytete të tjera europiane.

 

E renditur në vendin e 34-t si kandidate për deputete nga Lulzim Basha në listat e PD për qarkun e Tiranës në zgjedhjet e 21 prillit, Fratari dorëzoi pranë KAS kërkesën për rinumërim të votave preferenciale të qarkut ku ajo ka kandiduar.

 

Ajo kërkonte rinumërim të votave për kandidatët e Tiranës duke këndërshtuar vendimin e KZAZ/KSHZ për miratimin e tabelës përmbledhëse të rezultateve zgjedhore në qarkun Tiranë, për subjektet dhe kandidatët për deputetë në zgjedhjet parlamentare.

 

KAS hodhi poshtë kërkesën e saj duke mos e shqyrtuar.

Çfarë ndodhi brenda? Policia e Kosovës zbarkon në shtëpinë e BBV

Policia e Kosovës ka hyrë sot në “Big Brother VIP Kosova”, pas raportimeve se në hapësirat e brendshme të shtëpisë po konsumohet duhani. Policia...

Do festonte datëlindjen sot, Aida Shtino rrëqeth: Po kalon i pesti vit pa ty, do pi me foton tënde

Aida Shtino është një ndër moderatoret më të njohura në Shqipëri. Pavarësisht shkëputjes nga ekrani, Shtino do të njihet gjithmonë si fytyra e “Njerëz...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

Të moshuarit i rrëzohen frutat e perimet në rrugë, djali ndalon makinën dhe e ndihmon

Shpesh herë jemi mësuar të dëgjojmë vetëm për akte...

Shokohet vajza pasi ndahet! Ish i dashuri i dërgon faturat e harxhimeve: Mi paguaj…!

Të gjithë e dimë se marrëdhëniet janë një investim...

Do festonte datëlindjen sot, Aida Shtino rrëqeth: Po kalon i pesti vit pa ty, do pi me foton tënde

Aida Shtino është një ndër moderatoret më të njohura...