Kthesë e papritur! Reshje shiu dhe borë, çfarë ndodh me motin në fundjavë

Fundjava pritet të jetë nën ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme.

Ditën e shtunë moti parashikohet me vranësira dhe intervale të shkurtëra kthjellimi.

Reshje shiu të herë pas herëshme me intensite të ulët në zonat malore e reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal në qendër dhe jugperëndim të vendit.

 

Sipas SHMU në majat e maleve në verilindje dhe juglindje reshje të dobta bore.

 

Ditën e diel moti parashikohet me alternime vranësirash dhe intervale kthjellimi. Reshje shiu deri në orët e mëngjes në jug dhe qendër të vendit me intensitet mesatar ndërsa në veri me intensitet të ulët të karaktërit lokal.

Gjatë ditës reshjet e shiut do të mbeten prezente me intensitet të ulët përgjatë zonave bregdetare të vendit.

 

Era nga verilindja –veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 15m/sek. Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë.

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...