Deklaratat e Ministres së Brendshme në Britani për “kriminelët shqiptarë”, personazhet e njohur mbështesin protestën në Londër

Shqiptarët janë bërë “kryefjalë” e diskutimeve politike në Britaninë e Madhe javët e fundit, ku po debatohet në nivele mediash dhe institucionesh një zgjidhje për emigrantët e paligjshëm që shkojnë në ishull e jo vetëm.

 

E ndërkohë që ka pasur deklarata të diskutueshme nga disa politikanë atje (të cilave i janë përgjigjur edhe politikanë në Shqipëri, përfshirë edhe kryeministrin Rama), padyshim që vëmendjen e ka tërhequr një fjalim i Ministres së Brendshme, Suella Braverman, e cila me gjuhë të ashpër tha se me politikat e saj të reja do t’i japë fund asaj që ajo e quan “pushtim” të emigrantëve që mbërrijnë në brigjet britanike. Në deklaratën e saj Braverman shkoi deri aty sa i i cilësoi shqiptarët si “kriminelë” dhe le të themi që ky fjalim nuk u prit shumë mirë.

 

Pasi cilësimet e Ministres u bënë virale në rrjetet sociale dhe në mediat britanike, shqiptarët që jetojnë e punojnë në Britani janë vendosur të realizojnë një protestë në Londër. Kjo protestë ka marrë edhe mbështetjen publike nga personazhet e njohur shqiptarë, të cilët kanë histori apo edhe kanë performuar shpesh nv kryeqytetin britanik. Këtu përmendim Noizyn, i cili le të themi që gjithcka e ka nisur nga emigrimi në Mbretërinë e Bashkuar dhe Dafina Zeqiri, e cila mbështet cdo kauzë që e quan të drejtë në platformat e saj sociale.

 

Ata kanë ndarë në Instagram-in e tyre një video ku njoftohet vendi i protestë, data dhe ora, duke ndihmuar organizatorët e protestës që “të shpërndajnë fjalën”.

 

Emigrantët shqiptarë që jetojnë në Britaninë e Madhe mendojnë se po përdoren si justifikim nga politikanët atje, për të mbuluar problemet e tyre me emigracionit, ndërsa kanë kritikuar shpesh herë Ministren e Brendshme për deklarata e saj të ashpra. Ata janë shprehur se janë larguar nga Shqipëria për një jetë më të mirë në Britani, për të punuar aty dhe për të paguar taksa, ndërsa këmbëngulin se nuk janë “gangsterë apo hajdutë”.

 

Kujtojmë se pak ditë më parë, Kryeministri Edi Rama po ashtu e akuzoi Suella Braverman për ‘nxitjen e ksenofobisë’, pasi ajo e kishte cilësuar mbërritjen e shqiptarëve në Britaninë e Madhe me varka të vogla si një ‘pushtim’.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...