Aktori i njohur bën deklaratën e fοrtë për Ermal Mamaqin: “Ai nuk është artist, s’e llogaris fare”

Aktori i njohur, Ardian Cerga i ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” ku bëri një deklaratë për Ermal Mamaqin, që së fundmi ka publikuar librin e tij të parë.

 

Ai tha se nuk e konsideron artist. Këtë koment e bëri teksa po fliste për kinemanë, ku tha se një regjisor në ditët e sotme, përveç këtij roli do të bëjë dhe skenaristin dhe aktorin kryesor.

 

“Ajo që vihet re sot në kinemanë shqiptare që regjisori është vetë skenarist, shtëpi prodhuese dhe aktori kryesor. Ka një shpjegim.

 

Sepse që të bësh një film nuk është thjesht aspekti artistik profesional por dhe komik dhe financiar”, tha ai ku sqaroi më tej se këtë koment s’e kishte në veçanti për Ermalin.

 

“Unë s’e llogaris Ermalin sepse e kam parë dhe s’më ka pëlqyer. Nuk e kam me Ermalin si njeri por si artist. Nuk është artist”, shtoi ai.

 

Ardiani foli gjithashtu dhe për librin “Kohë dashurish të harruara”, ku tregoi se bazohet mbi ngjarje rreth jetës së tij, për të cilin tha se e ka shkruar për vetëm 20 ditë. /abcnews

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

‘Pse moj zonja injorante’! Sindi e ‘Për’puthen’ i kthehet rëndë ndjekëses

Ajo mori vëmendje te “Për’puthen” dhe u komentua shumë...

Kush valle? Rovena Stefa publikon pamje me prindërit nga vila që ka blerë në Kosovë

Këngëtarja Rovena Stefa, kohët e fundit i ka befasuar...

(Foto) Lori Hoxha tregon pamjet se si duket shtëpia e ‘Big Brother Vip’, ja kur nis

Teksa të gjithë presin që të fillojë “Big Brother...