“Zbulimi i shekullit”/ Arkeologët mbesin pa fjalë nga ajo çfarë shikojnë: Një zbulim që do të shkruajë historinë

Ishin aty të heshtura, që 2500 vite më parë.

 

Të mbuluara nga balta e ngurtësuar, që së bashku me ujërat termale i kanë mbajtur statujat e zotëve etruskë dhe romakë në një gjendje të jashtëzakonshme.

 

Dikur hijerënda dhe të adhuruara, deri në shekullin e katërt, kur krishtërimi i cilësoi ato si vepra blasfemike, por nuk i shkatërroi, i fshehu në vaskat e një prej qendrave termale më të njohura të Italisë, në San Casciano dei Bagni.

 

Punimet e arkeologëve rastësisht nxorën në pah këto objekte, që përfaqësojnë një nga zbulimet më të rëndësishme të shekullit.

 

Mijëra monedha dhe objekte të ndryshme, dhe veçanërisht 24 statuja në bronz të madhësive të ndryshme, janë ruajtur në kushte mahnitëse.

 

“Një zbulim që do të shkruajë historinë”, komentoi arkeologu Jaopo Tolli, jo vetëm për statujat në bronz që kujtojnë të famshmet statuja të gjetur në Riace të Kalabrisë, por edhe për dëshmitë e rralla në gjuhën etruske,

që tregojnë se kjo gjuhë misterioze ka bashkëjetuar më shumë sesa mendohej me gjuhën latine, që më pas u kthye në dominuese në gjithë Mesdheun.

 

Kantieri i gërmimeve është mbyllur dhe do rihapet në pranverë ku priten gjetje të tjera. Ndërkohë arkeologët nga e gjithë bota pritet të bashkëpunojnë pasi do të kenë material pafund gjatë këtij dimri.

 

 

Luizi mirëpret Tanin: Ditë të zeza do vijnë në këtë shtëpi

Tan Brahimi është banori i dytë që i shtohet shtëpisë së Big Brother Vip. Brahimi është aktor humori. Ai u prit me puthje nga Luizi,...

“Ty të manipuloi Luizi”/ Debat mes banorëve për Armaldon dhe Luizin

Një bisedë që nisi me batuta, përfundoi keq mes Armaldos dhe Luizit. Ata të dy debatuan ashpër mbrëmjen e kaluar, duke lënë pjesën tjetër të...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

Luizi mirëpret Tanin: Ditë të zeza do vijnë në këtë shtëpi

Tan Brahimi është banori i dytë që i shtohet...

“Ty të manipuloi Luizi”/ Debat mes banorëve për Armaldon dhe Luizin

Një bisedë që nisi me batuta, përfundoi keq mes...

Tan Brahimi është banori i dytë që i shtohet shtëpisë së BBV

Tan Brahimi është banori i dytë që i shtohet...

Ofendoi Kiarën, Amosi justifikon veten: Nga nervozizmi njeriu mund të gabojë

Amos nuk kishte biletë vajte-ardhje. Ai u shpreh në...