U përjashtua nga Kuvendi pasi ishte i dehur? Vjen REAGIMI i Edi Palokës

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar pas kërkesës së maxhorancës për ta përjashtuar 10 ditë nga parlamenti, për shkak se dyshohet se ishte në gjendje të dehur në seancë plenare.

 

Në lidhje me këtë ka reaguar vetë Paloka, duke mohuar kategorikisht se ai ka qenë në gjendje të dehur, por sipas saj tij ka dashur të çojë në vend nderin e deputetëve demokratë. Ai është shprehur përmes një postimi në “Facebook” se është kryeministri Edi Rama, ai që duhej përjashtuar, pasi përdori fjalor banal e denigrues në parlament.

 

Postimi i plotë i Palokës:

E verteta e asaj qe ndodhi sot ne seance .

 

Me qe , sic e kane zakon qe nga koha e baballareve dhe metodave te dizinformimit te Sigurimit te Shtetit, Rama dhe zarbot e tij , sajuan sot per mua dhe kolegun Leskaj, nje histori me “te dehur” qe leshojne fyerje pa dogane ne Parlament , po sqaroj qe :

 

-Po, pas nje tjeter provokimi sot te Rames ndaj deputeteve te opozites, nderkohe qe seanca ishte nderprere, une dhe deputeti Leskaj thjeshte i kthyem atij pergjigjen qe meritonte dhe ashtu si e meritonte.

 

Nuk jemi marre me askend tjeter pervecse me nje palaço qe fatkeqesisht sot eshte kryeminister dhe mendon se mund te sillet me shqiptaret, perfshi deputetet e opozites, sikur te jene skllever te tij.

 

Kete pergjigje do ta marre edhe me te qarte nga gjithe ata shqiptare qe ju ka ardhur ne maje te hundes jo vetem me te zezat e ketij kryeministri por dhe me arrogancen e poshtrimin qe ju ben cdo dite.

 

Sa per ate justifikimin qesharak se ne paskemi qene “te dehur” kur kemi fyer Ramen , mund te bejme teste te dyja palet . Po Rames do i duhet te bej testin e droges se e di kushdo qe e njeh se nuk hyn ne asnje seance te rendesishme parlamentare pa i thithur ca viza kokaine…

 

Dje e ndoqen te gjithe se si ai fyeu deputetet e opozites qe ishin ne salle , praktikisht fyeu gjithe opoziten dhe jo per here te pare. Asnje reagim nuk pati ndaj tij. As edhe nje verejtje formale. Nderkohe sot kerkohet perjashtimi i deputeteve te opozites se paskemi fyer Ramen!!!

 

Ne do na perjashtojne se “te dehur” paskemi fyer Ramen! Ramen a do ta perjashtojne qe vjen i droguar ne cdo seance dhe fyen jo vetem deputetet po gjithe shqiptaret ?

 

Me 12 nentor cdo shqiptar duhet ti jap pergjigje ketij monstre!

 

Ndërkohë ka reaguar edhe deputeti Bujar Leskaj i cili është shprehur se: ”I vetmi i dehur në sallë ishte Rama. Jo vetëm i dehur, por edhe i droguar.”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

Të moshuarit i rrëzohen frutat e perimet në rrugë, djali ndalon makinën dhe e ndihmon

Shpesh herë jemi mësuar të dëgjojmë vetëm për akte...

Shokohet vajza pasi ndahet! Ish i dashuri i dërgon faturat e harxhimeve: Mi paguaj…!

Të gjithë e dimë se marrëdhëniet janë një investim...

Do festonte datëlindjen sot, Aida Shtino rrëqeth: Po kalon i pesti vit pa ty, do pi me foton tënde

Aida Shtino është një ndër moderatoret më të njohura...