Si po zhduket profesioni fisnik i karrocierëve në Shqipëri, Shkodra 1 nga qytetet që ka ruajtur traditën e vjetër

Profesioni fisnik i karrocierëve duket se po zhduket në Shqipëri.

 

Ata kanë mbetur të paktë në disa zona të vendit, ku karrocat i përdorin kryesisht në transport, punim toke ose në komunitetin Rom për transportin e familjes dhe të hekurit skrap.

 

 

***

Nëse diku nëpër rrugë të ndodh të shohësh ndonjë karrocier me kuaj, skena të përngjan me një kthim prapa në kohë, pasi imazhe të tilla po i shohim gjithnjë e më pak në ditët e sotme.

 

Tashmë duket se zanati i dikurshëm i karrocierëve me kuaj si transportues po kthehet më shumë në plotësim të nevojave personale të atyre që i përdorin karrocat.Disa qytete të veçanta në Shqipëri e kanë ruajtur gjithsesi traditën e karrocerisë dhe një prej tyre është dhe qyteti i Shkodrës.

 

“Ne kemi mbetur shumë të paktë,” shprehet Ndoc Lutaj, 62-vjeç, i cili e përdor karrocën e tij kryesisht për nevoja personale ose për ndonjë porosi transporti për në Mal të Zi.

 

“Nuk punon më njeri si karrocier,” shtoi ai, ndërsa shpejgoi se disa prej tyre bëjnë punë të dyta.

 

Lulaj është karrocier prej 27 vitesh. Ai punon në dalje të Shkodrës në autostradën që të çon për në Han të Hotit. Lulaj i tregon BIRN se është një prej të paktëve që ka mbetur. Miqtë e tij janë larguar për të punuar në profesione të tjera në Mal të Zi.

 

Teksa afrohej në majë të karrocës me frerët e kalit në duar, ai tregon se po kthehej prej transportit të një sasie misri.

 

“Unë kryesisht e përdor karrocën për të punuar tokën, sepse tashmë puna me transportin është shumë e paktë. Të gjithë kanë makina.”, tha Lulaj.

 

Me gjithë ndryshimet e kohëve, komuniteti Rom e ruan akoma traditën e karrocerisë, dhe e trashëgon atë brez pas brezi. Për disa prej familjeve Rome, kuajt dhe karroca janë jetike për to.

 

“Ne kemi 40 vite me këtë profesion. Këto kuaj këtu i ka vetëm familja jonë. Nuk i heqim kurrë. Nëse i heqim këto, kemi marrë fund”, tregon 60-vjeçarja Nexhmije Rakipllari.

 

“Për ne këto janë gjithçka, sepse ne nuk kemi makinë. Nuk jemi të pasur”, tha Vait Rakipllari, i shoqi i Nexhmijes.

 

Nexhmija dhe bashkëshorti kujdesen për kuajt e tyre, por pranojnë se dhe kjo ka kostot e veta.

 

“Ka vajtur një deng me bar pesë mijë lekë, kuajt që të ecin duan të hanë. Janë shpenzime më të mëdha se ç’na e mban xhepi”, i tha BIRN Nexhmija.

 

Çifti Rakipllari pranojnë se tashmë nuk i thërret më njeri për punë ose për transport me karroca, dhe ata tashmë karrocat i përdorin vetëm për nevoja personale.

 

“Ne me këto tranportojmë familjen, meqë nuk kemi makinë. Ose transportojmë hekurin, që e shesim për skrap”, tregoi Vaiti. “Ne me hekurin mbahemi”, i tha ai BIRN.

 

Pavarësisht se ata nuk konsiderohen më “në modë” për pjesën më të madhe të shoqërisë , duket se karrocierët që kanë mbetur ndjehen tepër krenarë për profesionin, dhe ata vijojnë të kujdesen me përkushtim për kuajt e tyre që shpesh u bëhen pjesë e familjes.

 

/Reporter.al

Jeni në dilemë? Ja ku mund të shkoni për pushime

Guidier, Lyto Alliu në një intervistë për emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora foli rreth destinacioeve që mudn të zgjedhim për të pushuar...

“Ishte për t’u bërë”/ Klodiana Lala zbardh detaje nga biseda e truprojës me agresorin që goditi Berishën

Gazetarja Klodiana Lala mbrëmjen e sotme ka dhënë detaje lidhur me sulmin ndaj Sali Berishës nga i riu Gerti Shehu.   Ajo deklaroi se pas një...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

Arjon Muça i zuri vendin në Top Channel? Ish-konkurrenti i Për’puthen habit me deklaratën

Bruno Shemsho, modeli dhe ish konkurrenti i Për’puthen ishtë...

Ekskluzive/ Zbulohet gjyqi mes Olsa Muhametit dhe Vera Grabockës

Bruno Shemsho, modeli dhe ish konkurrenti i Për’puthen ishtë...

Jeni në dilemë? Ja ku mund të shkoni për pushime

Guidier, Lyto Alliu në një intervistë për emisionin “Jeto...