Rudina Magjistari: Po Arditi kur do e bëjë një këngë për ty? Si përgjigjet Anna Gjebrea

Anna Gjebrea vajza e një prej figurave më të dashura të ekranit tonë, Ardit Gjebreas, ka publikuar këtë të enjte këngën e saj të tretë “Just Dance”.

 

Për këtë këngë ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan. Ajo ka treguar pak se si e ka pritur Ardit Gjebrea këtë këngë, duke thënë se ai asnjëherë nuk i imponon mendimet e tij te ajo, por pret t’i thotë ajo e para se çfarë mendon.

 

“Babi edhe kur më vë një këngë nuk jep opinionin e tij dhe pret për timin. Thjesht më vë një këngë dhe thotë më thuaj dhe nuk reagon. Në qoftë se më pëlqen mua dhe në qoftë se i pëlqen edhe atij ashtu bëhet”, tha Anna Gjebrea.

 

Më tej Anna ka treguar edhe bashkëpunëtorët e saj për këngën e fundit të cilët edhe këtë herë janë emra të huaj. E nxitur nga kjo, Rudina Magjistari e ka pyetur se nëse Ardit Gjebrea do i bëjë një këngë vajzës së tij,

 

pasi sa herë që dëgjohet se Anna ka nxjerrë këngë, të gjithë mendojnë se këngën e ka kompozuar babai i saj.

 

Rudina Magjistari: Ti punon në përgjithësi me artistë të huaj, po Arditi kur do e bëj një këngë për ty? Se kur dëgjon Annën të këndojë, gjëja e parë që të shkon në mend është “me siguri Arditi ia ka kompozuar këngën”.

 

Anna Gjebrea: I kam thënë, por nuk është se lutem pafund që ta bëjë.

 

Rudina Magjistari Me krenari! Nuk i lutet! Po deshi, po s’deshi… Anna do bëjë rrugën e vetë, Arditi si të dojë./tvklan.al

Zbulohet plani i produksionit të BBV për të dobësuar lojën e Luizit

Edhe pse thuajse del gjithmonë në nominim, edhe pse thuajse dënohet cdo prime, prapë Luizi është i pathyshëm këtë sezon të dytë të BBV.   Pathyeshmëria...

Luizi habit: Kiara hajde puthemi që mos të dalësh ti dhe të kapim finalen

Luizi dhe Kiara në një moment që janë ndodhur vetëm së bashku janë shprehur sërish më njëri tjetrin për lidhjen e tyre.   Kiara e ka...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME