Rrënojat e mbetura nga Kisha e Shirqit/ Përmbytjet dhe erozioni e dëmtuan këtë objekt përgjatë viteve

Nga Mirsad Rakaj

 

Vetëm 30 minuta larg qytetit të Shkodrës, në të djathtë të fshatit Dajç, buzë vendit ku bashkohet lumi Drin me Bunën, ndodhet monumenti kulturor i rëndësishëm. Është kisha e Shirqit e cila gjatë viteve ka degraduar si mos më keq.

Para shumë vitesh ka pasur edhe një fasadë tjetër muri dhe një shtyllë, të cilat i ka shkatërruar erozion. Fasada e murit të mbetur është e bërë me gurë të latuar dhe me disa rreshta tullash të holla. Harqet janë tepër të veçanta.Një projekt i Ministrisë së Kulturës pritet ti kthejë rrënojat e Kishës së Shirqit në zonë turistike.

Ndërkohë pranë këtij objekti të rëndësishëm po realizohet një investim nga Ministria e Bujqësisë duke bërë të mundur ndërtimin e një prite rreth 12 metër gjatësi e cila shërben për mbrojtjen e tokave por edhe pjesëve të mbetura të Kishës së Shirqit nga erozioni.Megjithëse ajo ç’ka mbetur është shumë pak, Ministria e Kulturës e konsideron Kishën e Shirqit si një monumet me vlerë të madhe historike dhe kulturore.

Kisha e Shirqit, në brigjet e lumit Buna, qëndron si monument i rrallë i arkitekturës mesjetare shqiptare, me mbi 700 vjet histori, por që përmbytjet bashkë me erozionin e dëmtuan vit pas viti.

Ky vend ka qenë i preferuari i shumë prijësve të Ballkanit për ceremoni martesore, por sot ndodhet në rrezik nga harresa dhe uji që e përmbyt. Shkatërrimi i plotë i saj konsiderohet të jetë bërë 15 vitet e fundit, pasi institucionet nuk vunë dorë mbi të.

“Ty të manipuloi Luizi”/ Debat mes banorëve për Armaldon dhe Luizin

Një bisedë që nisi me batuta, përfundoi keq mes Armaldos dhe Luizit. Ata të dy debatuan ashpër mbrëmjen e kaluar, duke lënë pjesën tjetër të...

Luizi mirëpret Tanin: Ditë të zeza do vijnë në këtë shtëpi

Tan Brahimi është banori i dytë që i shtohet shtëpisë së Big Brother Vip. Brahimi është aktor humori. Ai u prit me puthje nga Luizi,...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

Luizi mirëpret Tanin: Ditë të zeza do vijnë në këtë shtëpi

Tan Brahimi është banori i dytë që i shtohet...

“Ty të manipuloi Luizi”/ Debat mes banorëve për Armaldon dhe Luizin

Një bisedë që nisi me batuta, përfundoi keq mes...

Tan Brahimi është banori i dytë që i shtohet shtëpisë së BBV

Tan Brahimi është banori i dytë që i shtohet...

Ofendoi Kiarën, Amosi justifikon veten: Nga nervozizmi njeriu mund të gabojë

Amos nuk kishte biletë vajte-ardhje. Ai u shpreh në...