Ou, këta sikur do bashkëpunonin…! Akuzat e forta të Berishës/ Meta ka organizuar ose ka marrë pjesë në vjedhjen e thesarit

Ndonëse tashmë janë në një aleancë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në vitet 2000 ngrinte një sërë akuzash ndaj kryetarit të Partisë së Lirisë Ilir Meta, që asokohet ishte kryeministër.

 

Berisha akuzonte Metën se kishte gisht në grabitjen e thesarit të shtetit në tunelet e sigurisë së lartë në Krrabë, ku 280 kilogramë ar u vodhën, pas ngjarjeve të vitit 1997.

 

Sipas tij, kreu i PL-së ose ishte organizator, ose kishte marrë pjesë në grabitjen e thesarit.

 

Për ngritjen e këtyre pretendimeve të raportuara më 9 maj të vitit 2000 në gazetën “55”, kreu i demokratëve i referohej deklaratave të zëdhënësit të Metës se në tunenet e Krrabës nuk ishin vjedhur monedha, por vetëm lingota.

 

“Ishin grabitur vetëm monedha dhe çdo arkë kishte katër mijë prerje monedhash që vlera e tyre shkonte nga 10 deri në 100 herë fishin e vlerës së peshës në gram ar.

Pse Meta thotë që s’janë vjedhur monedha?

Ky është një fakt që tregon se Meta është ose organizator, ose ka marrë pjesë nga thesari. Pse Meta thotë që është vjedhur në mars?

Kjo është pjesë e strategjisë së mashtrimit ndaj popullit shqiptar. Për thesarin ka një rregullore të firmosur nga Këshilli i Ministrave që thesari duhet të shikohet një herë në tre muaj.

Meta kurrë nuk mund ta urdhëronte inventarin e thesarit. Këtë mund ta bënte Guvernatori i Bankës ose kryetari i Shtetit. Por pse kryeministri urdhëron që të bëhet inventari pa praninë e guvernatorit?

Të gjitha këto tregojnë se Meta është i implikuar rëndë, ndërsa prokuroria po bën të gjitha përpjekjet për manipulim”, shprehej Berisha asokohe.

 

/cna/

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...