Ori s’e ka ndarë mendjen për në parlament, por Topi ka gjetur kush do jetë në vendin e saj…

Ndonëse u diskutua se do të merrte mandatin e deputetes, nga i cili Grida Duma hoqi dorë zyrtarisht, Ori Nebijaj ka lënë të kuptohet se ende nuk e ka vendosur saktësisht se cfarë do të bëjë. E ndërkohë, kanë nisur të përfliten emrat që mund ta zëvëndesojnë atë në rolin e moderatores së “Për’puthen”, të cilin do të duhet ta lërë nëse zgjedh të bëhet anëtare e Parlamentit të Shqipërisë.

Një emër që po përflitet është ai i gazetares Elona Duro, e cila ishte e ftuar së fundmi në një intervistë. Ajo u pyet nëse ka ende diçka konkrete për të ardhmen e karrierës së saj dhe nëse do të jetë moderatore e “Për’puthen” nëse largohet Ori.

“A do shkojë Ori në Kuvend? Unë nuk di asgjë! Ori vetë e sqaroi në një status që nuk e ka vendosur, por unë di kaq sa dini ju. Nuk është se do të ishte një gjë që nuk do e pëlqeja, por asnjë takim zyrtar”- u përgjigj Elona Duro, duke mos treguar kështu diçka konkrete.

Lidhur ndërkohë me ftesën për një tjetër reality-show, kësaj here si “Big Brother Vip 2”, Elona Duro tha se me siguri përgjigja e saj do të jetë Jo.”

“Nuk besoj që do të merrja ndonjëherë pjesë në BBV. Është angazhim shumë i madh, unë provova Dancing, dhe vjen një mioment që thua “sa shumë energji paska”- tregoi Elona.

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...