“E kam përkrahur në çdo projekt që ka bërë”/ Ermal Mamaqi i përgjigjet me anë të një videoje komentit të Bes Kallakut: Publiku vendos nëse…

Disa ditë më parë Ermal Mamaqi prezantoi librin e tij të parë me titull “Në garë me veten”, i cili shkaktoi dhe reagime nga disa personazhe të njohur në rrjetet sociale.

 

Një ndër ta, ishte dhe miku i aktorit, Bes Kallaku i cili dha mendimin e tij në lidhje me librin e Ermalit.

 

Aktori i humorit publikoi foton e kopertinës së librit në Instagramin e tij dhe krahas saj shkroi:

 

“I vetmi që në garë me veten, del i treti”.

 

Mirëpo as Ermali nuk e la pa i kthyer një përgjigje. Aktori i humorit shpërndau postimin e Besit në profilin e tij dhe shkroi:

 

“Bravo @bes_kallaku deri këtu arrite. Prite një video që do dali së shpejti. Vetëm për ty. Vetë e kërkove”.

 

Pak më parë, Ermali i dha përgjigjen publikisht Besit. Në videon që ai kishte premtuar se do të bënte aktori e cilëson ish-mik Besin dhe shprehet se vlerësimin në lidhje me librin e tij do t’ia lërë publikut.

 

Në fund të videos Mamaqi e kthen kamerën nga Besi duke lënë të nënkuptojnë kështu se e gjitha ishte një shaka mes tyre dhe ruajnë ende një raport miqësor.

 

“Miq ashtu siç ju thashë, kjo është një përgjigje për ish- mikum tim Bes Kallaku, i cili edhe këtë herë e tregoi mendimin e tij për mua, megjithatë pak rënësdi ka kjo, unë përsëri nuk fyej , përkundrazi unë kam përkrahur çdo vepër që ai ka bërë dhe ajo që dua të them është që mendimin për librin tim do tia lë vetëm popullit të flasi, ai është sovrani. Kështu që publiku vendos a është libër i mirë apo i keq”- shprehet ai.

 

Ndiqni videon

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...