Aron Jaku, 16 vjeçari mes sportit dhe muzikës

Ditët e sotme, çdo herë e më shumë dëgjojmë probleme nga më të ndryshmet që rinia nuk është e angazhuar në asgjë dhe si rrjedhojë kjo shkakton probleme të mëdha sociale për ata që konsiderohen e ardhmja e këtij vendi.

 

Por ndodh edhe ndryshe dhe shembulli më i mirë është protagonisti i këtij shkrimi. E kemi fjalën për Aron Jakun, 16 vjeçarin nga Lezha i cili fëmijërinë dhe adoleshencën e tij po i kalon mes sportit dhe artit.

 

Që në moshë të vogël është angazhuar me sportin e karatesë nën drejtimin e trajnerit Dritan Suli dhe për 7-8 vite me rradhë i është përkushtuar maksimalisht atij duke u ngjitur jo pak nga ana profesionale teksa gjatë kësaj periudhe ka arritur të marrë në total 9 medalje, nga të cilat 3 të arta. Pa lënë mënjanë faktin që ka marrë edhe rripin ngjyrë kafe duke treguar një nivel shumë të lartë teknik në të gjithë prezantimet e tij.

 

Por dy vitet e fundit, për Aronin gjërat kanë ndryshuar. Tek ai ka dalë në skenë një pasion tjetër, ai për muzikën, të cilës tashmë i është përkushtuar maksimalisht përpos mësimeve e shkollës. Kuptohet që të preferuara janë rrymat rinore dhe madje së fundi ai ka nxjerrë edhe këngën e parë të titulluar “Different”.

 

Ndoshta edhe vetë Aroni është i pavendosur për të ardhmen, se cilin të zgjedh mes sportit dhe muzikës, megjithatë e rëndësishme është që ai të vazhdojë të ndjekë pasionet e tij sepse në fund të fundit, po i bën një shërbim të madh vetes dhe familjes, e cila padyshim që duhet të jetë krenare për djalin e tyre kampion në karate dhe me shumë mundësi, shumë shpejt kampion edhe në muzikë.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...