VIDEO/ Vetëm 10 vjeç, por prej tre vjetësh i jep kamionit: Ndihmoj babin

Ergen Arra është një 10-vjeçar i apasionuar pas kamionëve.

 

Në një intervistë për Euronews Albania, ai thotë se mesi pret të mbushë moshën që të marrë patentën si kamionist.

 

“Me kamion dua të udhëtoj botën”, thotë Ergeni.

 

Ai është djali i vogël i familjes. Vite më parë ka pësuar vdekje klinike. I është dashur të qëndrojë spitaleve për shumë kohë, duke mbetur pas me mësime.

 

E vetmja gjë që e plotëson është të ngasë kamionçinën, edhe pse në një moshë që është e ndaluar për të pasur një patentë.

 

“Unë kam tre vite që i jap kamionit, ma ka mësuar babi”, thotë vogëlushi.

 

Ergeni është ortaku më i mirë i babit të tij në punët që të ofron fshati.

 

“Kemi dy kamionë, babi bën punë tjetër, unë punë tjetër që të ndihmoj babin. Fitoj 15-20, 25 me qenë larg” , shprehet Ergeni.

 

Kur e pyesim se çfarë talenti ka, na jep këtë përgjigje: “Talentin ja ku e kam” (kamioni)…

 

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...