Shehi: Paratë e këtij buxheti ua keni marrë të varfërve për t’ua dhënë të pasurve

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, duke folur në Kuvend për buxhetin e vitit 2023, kërkoi nga mazhoranca që të bëjë publike se nga i marrin paratë.

 

Ai tha se paratë e buxhetit që qeveria e trumbeton me të madhe se është më i madhi në histori, u janë marrë të varfërve përmes çmimeve dhe po u jepen të pasurve.

 

Ndërkohë ka propozuar edhe rritje të pagave dhe pensioneve për të përballuar inflacionin.

 

Shehi: Ky qenka buxheti më i mirë në botë, a thua po se miratuam na ngelin pensionistët pa bukë, se faktikisht kanë bukë shumë. Mos na del dhe në Durrës noj Rus.

 

Ky buxhet është rreth 5 miliardë, sigurisht që është më i madh se sa i vjetri. Viti për viti bëjmë këtë diskutim, që ky buxhet është më i madhi në histori, po kështu janë buxhetet, vijnë duke u rrit. Ky buxhet ka dhe nja 500 milionë që u janë marrë shqiptarëve për shkak të çmimeve.

 

Nëse i rrisni akoma çmimet buxheti do vijë prapë duke u rritur, Çfarë janë buxhete, si mblidhen dhe si shpenzohen? Kujt ia marrim këto para? Biznesit, të pasurve, të varfra, bëni pra hesap nga i merrni paratë, kjo e bën ndryshimin mes të majtës dhe të djathtës. Ky buxhet që mblidhni ju merren nga paret e fukarenjve, pasi i morët nga rritja e çmimeve.

 

Ky është buxheti i çmimeve të qumështit, të vezëve, të djathit. Ku shpërndahet ky buxhet, se mirë që mblidhet ke të var5fërit. Për të marrë ua marrim të varfëve dhe ua japim të pasurve. Asnjëri nuk e përmend këtu se nga shkojnë paratë e shtuara. Ky është problemi i shqiptarëve se numërojnë krundet. Unë po them hajde ta rishohim buxhetin këtu.

 

Unë një ide kam dhe e kam thënë gjithmonë, hajde të rrisim rrogat, se vetëm në këtë mënyrë u japim mundësi njerëzve të përballojnë inflacionin, ky është gjest që duhet ta bëjë një Parti Socialiste. Ça është kjo parti që nuk do të rrisë rrogat. Hajde t’i rrisim rrogat 30% vitin e parë, 25% vitn e dytë, 20% vitin e tretë dhe të katërtin 15%.

 

Ndërhyrje nga salla: Po inflacioni?

 

Shehi: Ja ua them unë. Inflacioni i kësaj duhet vit për vit 30 miliardë, do të japin efekt 1.5%. Në një periudhë që inflacioni është 9%, kjo është zgjidhja. Pyetja fatale po nga do dalin paratë? Ja pra ky është ndryshimi, do i marrim paratë dhe do ua rishpërndajmë qytetarëve. Njëherë 10 miliardë do i marrim duke shkurtuar patronazhistët. 1/3 do ulim shpenzimet për investime.

 

Nuk kemi nevojë të bëjë tunele vend e pa vend, hajde të negociojmë PPP-të, dalin dhe aty 10 miliardë të tjera. 10 të tjera le t’ia lëmë administrimit. E dini çfarë është tragjike këtu,. Vidhja të varfrit dhe jepua të pasurit. Këtu pra del edhe rritja e pensionit, pasi me rritjen e pagave rritet dhe tvsh-ja, rriten dhe pensionet. Por nga kjo rritje rritet dhe dëshira e qytetarëve për të mos ikur nga Shqipëria. Pse ka kaq shumë armiq kjo ide, se i ikin 300 milionë këtij zotërisë, dhe mërziten ata.

Çfarë ndodhi brenda? Policia e Kosovës zbarkon në shtëpinë e BBV

Policia e Kosovës ka hyrë sot në “Big Brother VIP Kosova”, pas raportimeve se në hapësirat e brendshme të shtëpisë po konsumohet duhani. Policia...

Tha se harxhon nga 7 dhe 8 mijë euro në muaj, flet shqiptarja: Talleshin me mua, po ja si i fitoj

Zoja Nushi është bërë njëra nga tiktokeret më të përcjellura shqiptare, për videot që sjell në këtë rrjet. E kjo famë i erdhi pak...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

Të moshuarit i rrëzohen frutat e perimet në rrugë, djali ndalon makinën dhe e ndihmon

Shpesh herë jemi mësuar të dëgjojmë vetëm për akte...

Shokohet vajza pasi ndahet! Ish i dashuri i dërgon faturat e harxhimeve: Mi paguaj…!

Të gjithë e dimë se marrëdhëniet janë një investim...

Do festonte datëlindjen sot, Aida Shtino rrëqeth: Po kalon i pesti vit pa ty, do pi me foton tënde

Aida Shtino është një ndër moderatoret më të njohura...