Monika Kryemadhi replikon me Ramën: E ka mendjen vetëm tek p…

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi i është përgjigjur deklaratave të Edi Ramës i cili i quajti “Partia e Lekut” pasi i akuzon se janë të përfshirë në financimet ruse të PD-së.

 

Gjithashtu Rama tha se Partia e Lirisë po keqpërdor evazionin fiskal të disa kompanive për të bërë politikë me inceneratorët.

 

Kryemadhi tha se Rama bën deklarata të tilla sa herë që zihet ngushtë nga çështja e inceneratorëve.

 

Nga foltorja e Kuvendit, ajo shtoi se me buxhetin e ri, parashikohet që për inceneratorin e Tiranës të jepen edhe 10 milionë dollarë të tjera për vitin 2023.

 

Kryemadhi: Ky buxhet është i jashtëzakonshëm pasi shqiptarët nuk po ikin nga Shqipëria se kanë jetë të keqe, por për pushime, për të punuar.

 

Në fakt, nuk kisha ndërmend për të folur, pasi nuk i dëgjon njeri. Janë disa kukulla që i përdor mbreti kukull për të bërë estradën e tij. Kur dëgjova sot që artikulonte me dhimbje se sa i fyer ishte për të gjithë padrejtësinë që i është bërë për evazionin fiskal.

 

Në fakt në tru i ka ngelur çështja e lekut pasi aty i ka ngelur mendja. Çdo ditë punon se si t’i vjedhi shqiptarëve paratë, këtë punë ka bërë gjithë jetën, ka vjedhur ikona, identitete, ide, emra. Kështu që normal që edhe këtë histori e mendon dhe e ngrenë.

 

Në një gjë jam dakord me deklaratën e mbretit, është që Prokuroria bën pazare. Prokuroria bën pazare se sa herë që Edi Ramës i shtrëngohet litari me çështjen e inceneratorëve thotë që Prokuroria bën pazare.

 

Edhe ata të shkretët detyrohen të bëjbnë një viktimë. E kthyen Alqi Bllakon sepse duan të shpëtojnë Erion Veliajn. Ajo që dua të them dhe që dua të ritheksoj. Kam një pyetje për ministren e financave. Meqë paskeni referuar në prokurori me qindra kompani që kanë bërë evazion fiskal.

 

Në 24 kompani që kam çuar në SPAK, që janë 189 mln dollarë evazion fiskal, a i keni referuar në prokurori 3 inceneratorët, Tiranën, Fierin dhe Elbasanin? Nëse jo, po ju si drejtori tatimesh, a i keni audituar ndonjëherë këto 3 kompani? Apo ju ka ardhur mesazhi në Whatsapp dhe ju kanë thënë t’i lini pezull auditimet.

 

Ajo që dua të ritheksoj, normal që Edi Rama do flasë dhe do thotë që do përmendi plakat, pleqtë sepse këto kompani që kanë bërë evasion fiskal janë kompanitë që ndërtuan 3 inceneratorët në Shqipëri. Sigurisht që Edi Rama nuk do që ta shprehi se këtu është grabitur paraja e qytetarit shqiptar.

 

Nuk është evasion fiskal, por është mashtrim dhe vjedhje e qytetarëve shqiptarë nga xhepi i tyre. Edi Ramës i dhemb dhe ka problem me çështjen e inceneratorëve. Në buxhetin që do kaloni, i jepni inceneratorit të Tiranës 10 milionë dollarë për një gjë që nuk ekziston.

 

10 milionë dollarë mund të bëni pafundësisht për shkollat, pensionistët, por mund të bëni dhe uljen e çmimeve. Ndaj do ta vazhdojmë përsëri betejën për çmontimin e aferës së inceneratorëve.

Hajduti innocent, Edi Rama si pronari i inceneratorëve do përgjigjen për këtë. Inceneratori i Tiranës është deri në 2047-ën, është një vepër penale që bëhet çdo ditë. Qytetarët e Tiranës paguajnë 29 euro për ton mbetjesh.

“Heroi” i heshtur që zbukuron kishën e Zojës së Shkodrës

Nga Simon Shkreli   Paulin Rripaj është i heshtur, ai punon me përkushtim që Kisha ku ai shërben si punonjës mirëmbajtjeje të zbukurohet sa më mirë...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

“Heroi” i heshtur që zbukuron kishën e Zojës së Shkodrës

Nga Simon Shkreli   Paulin Rripaj është i heshtur, ai punon...

Kushërirë e Ramës dhe zëdhënëse e Berishës/ Erla Mëhilli tregon “të pathënat”

Të jesh kushëri me Ramën është rastësi, të punosh...

Ilir Meta, 100 milionë dollarë pasuri në Angli?/ Detajet që ngrejnë dyshime…

Në vitin 2016, gazetari investigativ Artan Hoxha, deklaronte se...