HISTORIA E NJË NËNE: MË VRISNI MUA, JO DJALIN

Nga Senad Nikshiqi 

 

Kjo është Bafte Dushaj, 56 vjeçe e cila vazhdon edhe sot ta kujtojë me lot në sy krimin e rëndë që bëri i biri.

 

Mëngjesin e 2 janarit 2016-të Esat Dushaj qëlloi për vdekje dy vëllezërit Abdullah dhe Skender Shkami, krim i cili u krye për motive të dobëta pasi autori insistonte të merrte për grua vajzën e njërit prej dy vëllezërve të vrarë. Autori u kap nga policia dhe sot vuan dënimin prej 35 vitesh në burgun e Burrelit.

 

Bafte Dushaj, nëna e autorit, e cila djalin e vogël e ka të sëmurë, nga frika se mund t’i vritet ka një mesazh i cili vjen për herë të parë shtatë vite pas ngjarjes dhe është një mesazh që mund ta bëjë vetëm një nënë për djalin.

 

E detyruar ta braktisë shtëpinë, pa përkrahje dhe pa punë, Bafte Dushaj e cila jeton në kushte emergjente bën apel për ndihmë.

 

U larguam nga fshati Drisht duke lënë pas historinë e trishtë me dy viktima të pafajshme, një person i dënuar me 35 vite burg dhe një nënë që kërkon të vritet ajo për krimin që bëri i biri.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME