Gjeniu i matematikës, 13-vjeçari që zgjidh ushtrimet më shpejt së makina llogaritëse

Ermis Arra është në klasë të 8-të, në shkollën 9-vjeçare “Shaqir Lleja”.

 

Lënda e tij e preferuar është matematika, aq sa në shumë raste përgjigjet e ushtrimeve i gjen më shpejtë se makina llogaritëse.

 

“Kur bleva tabelën e shumëzimit dhe vazhdova që të mësoj numrat e vegjël dhe më pas fillova të rikuperoj numrat e mëdhenj, arrita që të shumëzoj shifra edhe më të mëdha se 10-ta”, thotë Ermisi.

Mënyrën e të vepruarit nuk ka arritur ta zbulojë as vetë profesori i tij.

 

“Unë si mësues veprimet që kryen Ernisi jam i detyruar që t’i kryej me makinë llogaritëse për të arritur në përfundimin nëse i ka kryer saktë ose jo”, shprehet Shpëtim Gurra, profesor matematike.

 

Edhe pse është nxënës në këto banka, shpeshherë Ernisi merr rolin e mësuesit për shokët dhe shoqet.

 

“Jo vetëm nga klasa, por dhe nga shkolla tjetër vijnë dhe më kërkojnë ndihmë. Nuk arrijnë të kuptojnë këtë mënyrë, makina llogaritëse nuk lejohet. Me një fjalë, unë jam makina llogaritëse e shkollës”, thotë 13-vjecari.

 

Profesor Shpëtimi na thotë se aftësitë e 13-vjeçarit kërkojnë një program më të avancuar sesa libri i matematikës i klasës së 8-të.

Çfarë ndodhi brenda? Policia e Kosovës zbarkon në shtëpinë e BBV

Policia e Kosovës ka hyrë sot në “Big Brother VIP Kosova”, pas raportimeve se në hapësirat e brendshme të shtëpisë po konsumohet duhani. Policia...

Tha se harxhon nga 7 dhe 8 mijë euro në muaj, flet shqiptarja: Talleshin me mua, po ja si i fitoj

Zoja Nushi është bërë njëra nga tiktokeret më të përcjellura shqiptare, për videot që sjell në këtë rrjet. E kjo famë i erdhi pak...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

Të moshuarit i rrëzohen frutat e perimet në rrugë, djali ndalon makinën dhe e ndihmon

Shpesh herë jemi mësuar të dëgjojmë vetëm për akte...

Shokohet vajza pasi ndahet! Ish i dashuri i dërgon faturat e harxhimeve: Mi paguaj…!

Të gjithë e dimë se marrëdhëniet janë një investim...

Do festonte datëlindjen sot, Aida Shtino rrëqeth: Po kalon i pesti vit pa ty, do pi me foton tënde

Aida Shtino është një ndër moderatoret më të njohura...