Ermali flet për sherrin me Iva Tiçon: Ajo ka nevojë të…

Ermal Mamaqi ka hedhur në treg librin e tij të parë me titull “Në garë me veten”, i cili ka shkaktuar shumë debate në rrjet.

 

Një ndër to, që ka komentuar kundër ka qenë gazetarja Iva Tiço dhe Ermali nuk ka nguruar që replikojë. Mirëpo, pas këtij debati virtual, i ftuar në “ABC e Pasdites”, ai ka treguar se ky konflikt nuk ndodhi për shkak të marketingut, por sepse ashtu erdhën gjërat.

 

“Nuk ishte e llogaritur. Madje, ishte keqardhje që pavarësisht humori që unë i bëj gjërat dhe jap mesazhin. Me erdhi keq që ajo ishte shprehur ashtu. Se pavarësisht se ajo mund të mos ta pëlqej librin, po ky është një biznes dhe po ironizon rrogën e shumë familjeve që kanë punuar për të.

 

Janë disa momente që shfrytëzohen për marketing megjithëse keqardhjen që kam kur disa njerez shprehen kështu, sidomos Ivën që e njoh. Nuk ka rëndësi se çfarë flitet, rëndësi ka që flitet.

 

Do shqetësohesha nëse komentet për librin do vini mbasi do ta kishin lexuar librin. Kjo është çudia, që ti sulmohesh pse e ke marrë guximin apo vendimin që ta shkruash. ‘Pse e bërë ti këtë?’ Me shumë dashuri e pres kritiken dhe jam shumë i hapur të mos kem qëlluar në shenjë. Dhe është shumë në rregull, është libri im i parë. Por që të gjuhem dhe të shahem përse e kam bërë një libër kjo është e çuditshm. Në të gjithë botën ka aktorë, komedianë, sportistë, të cilët kanë shkruar librat e tyre dhe nuk besoj se kanë pasur kritika të kësaj natyre, të nivelit të kafeve ‘kur u bë ky’”, tha Ermali.

 

Më tej, i pyetur nëse Amin “e frenon” lidhur me komentet që thuhen në rrjet, ai u shpreh:

 

“Po sigurisht, ajo është një fren e fortë, pavarësisht kësaj në të gjitha rastet ajo ka një lloj qetësie që më qetëson dhe mua. Në fund të ditës dihet se cili do jetë përfundimi sepse kështu ka ndodhur me çdo projekt që ne bëjmë. Këto përgjigjet ose kundërpërgjigjet më shumë kanë kaluar në fazë argëtimi me mua, dhe si të thuash nxitje për marketingun.”

A është një nga më të pasurit Ermali? Një oligark? “Jo nuk e besoj, ka shumë më shumë se unë”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...