Ermal Mamaqi prezanton librin e tij të parë: Jam i habitur nga sulmet ndaj meje, ja si u bëra prezantuesi më i mirë në Shqipëri

Ermal Mamaqi ka prezantuar librin e tij të parë me titullin “Në garë me veten”.

 

Ai tha gjatë fjalimit të tij, se ka qenë Vera Grabocka që e ka shtyrë atë të bëhet prezantues.

 

“Një ditë Vera më thotë Ermal dua të prezantosh Dancing ëith the stars me Amardën. Dikur ka qenë një tmerr i madh për mua që të dilja në skenë.

 

Verës i thashë nuk e bëj dot. Do e bësh patjetër tha. Më futi në një cep dhe tha Ermal unë mendoj që ti mund të bëhesh një nga prezantuesit më të mirë shqiptar. Ke improvizimin, ke humorin, plus je shumë i bukur (qesh).

 

Më frymëzoi ai moment, shkova në shtëpi i thashë Amardës mund të bëhem një nga prezantuesit më të mirë. Vendosa ta prezantoj dhe nga ai moment jeta ime ndryshoi.

 

Fillova të besoj më shumë te vetja, bëra emisionin tim të parë etj. Në një festë të TV Klan falenderova Verën dhe ajo tha: Me të vërtetë t’i kam thënë këto?!”, tregoi Ermali.

 

Nga ana tjetër Ermali iu është përgjigjur kritikave që mori pas publikimit të librit të tij të parë “Në garë me veten”.

 

Ermali tha se i priste paragjykimet, por ndërkohë edhe u habit nga kjo herezi e krijuar duke qenë se të gjithë janë rritur me librat e Adelina Mamaqit, e cila është familjare e tij.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...