E HIDHUR/ NDAHET NGA JETA TIFOZI I FLAKTË I VLLAZNISË SHABAN PIRANEJ

Në Shkodër janë të gjithë tifozë të sportit dhe posaçërisht ndaj Vllaznisë së futbollit.

 

Në historinë e saj shumë vjeçare, qyteti verior mban mend emra të shumtë të brezave të ndryshëm, që nga ato të viteve të paraçlirimit dhe deri në ditët e sotme.

 

Mes tyre, është edhe një emër krejt i veçantë. Shaban Ferhati(Piranaj), këpucari, mjeshtër i profesionit të tij që krahas të tjerave ishte i profilizuar për këpucët e sportit.

Një person shumë popullor në qytetin e Shkodrës dhe më gjërë, i cili ndërroi jetë një ditë më parë. Një lajm ky i hidhur për familjen e tij, por edhe për komunitetin shkodran, me të cilin ai ishte qa shumë i lidhur.

 

15 vitet që ai shërbeu si këpucar direkt i klubit Vllaznia ishin më të bukurat e jetës së tij, pasi e afruan edhe më shumë me futbollin. E mandej, vijnë edhe vitet e tjera të ushtrimit të profesionit privat, kur në dyqanin e të lagjes Parrucë, klientela e tij dominohej nga futbollistët.

 

Me qindra e mijëra futbollistë të kategorive të ndryshme, që nga ato më të njohurit e futbollit shqiptar, deri tek amatorët e futbollit të moshave, kanë pasur rastin ta vitojnë këtë dyqan. Problematika e terreneve sportive, por edhe kushtet ekonomike në pamundësi për të sigurar këpucë të reja, sidomos në vitet e hershme, kanë detyruar futbollistët të riparonin këpucët e tyre tek Shabani.

 

Jo vetëm, që ia riparonte, shpesh herë edhe falas, apo edhe me çmime simbolike, por shoqëria dhe miqësia me këto futbollistë shtohej dita-ditës. Falë kësaj miqësie, në mjediset modeste të dyqanit të tij ekzistojnë foto të shumta sportive të futbollistëve të të gjithë brezave, shumë prej tyre edhe ekskluzive duke e shndërruar atë në një minimize të sportit shkodran.

 

E pra, fatkeqësisht, këtë person kaq popullor për Shkodrën dhe më gjërë, që nga mbrëmja e 8 nëntorit 2022 nuk e kemi më mes nesh. Një sëmundje që e mundoi muajt e fundit, bëri që Shabani të ndërroi jetë në moshën 76 vjeçare. Ai do të mungoi fizikisht, por Shabani do të kujtohet gjatë nga bashkëqytetarët e tij.

 

Lamtumir Shaban! Shkodra humbi një qytetar të denjë, një specialist të mirëfilltë në profesionin e këpucarit, por më së shumti edhe tifozin e flaktë të Vllaznisë!

Blogerja: Të jetosh në Shqipëri, duhen 10 mijë euro në muaj. Me më pak nuk jetohet

Blogerja Estela Ujka i “vendos” një çmim lumturisë. Ajo tha se ka një shumë me të cilën “do e bënte gjumin rehat”.   Sipas saj, me...

Receta e qofteve më të shijshme që keni ngrënë në jetë

Kjo është receta më e vjetër e përgatitjes së qofteve më të mira që keni ngrënë ndonjëherë. Duhen vetëm 20 minuta për t’i gatuar.   Përbërësit: 60...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

‘Pse moj zonja injorante’! Sindi e ‘Për’puthen’ i kthehet rëndë ndjekëses

Ajo mori vëmendje te “Për’puthen” dhe u komentua shumë...

Kush valle? Rovena Stefa publikon pamje me prindërit nga vila që ka blerë në Kosovë

Këngëtarja Rovena Stefa, kohët e fundit i ka befasuar...

(Foto) Lori Hoxha tregon pamjet se si duket shtëpia e ‘Big Brother Vip’, ja kur nis

Teksa të gjithë presin që të fillojë “Big Brother...