13-vjeçarët ngrenë skemën perfekte, mashtrojnë meshkujt “e djegur” me 150 euro nata duke u hequr si “Ana”

Një skemë me të vërtetë djallëzore është ngritur nga dy adoleshentë 13-vjeçarë në Tiranë. Skema është realizuar në nivelin e perfeksionit deri në momentin që u kapën nga policia, raportojnë mediat.

 

Adoleshentët kishin hapur një profil të rremë në instagram me emrin e një femre plot hire të quajtur Ana Shehu. Profili i rremë hiqej sikur ishte një vajzë seksi që ofronte shërbimet e saj për 150 euro nata.

 

Skema ishte e tillë: djemtë tregonin pallatin se ku meshkujt “e djegur” do të mund të takonin Anën dhe kishin vendosur si kusht që sapo të hynin në pallat, të linin një zarf me eurot në hyrje dhe më pas “viktimave” të rradhës do t’u tregohej apartamenti.

 

Sapo “i interesuari” linte zarfin dhe ngjitej nëpër shkallë, të miturit merrnin paratë dhe largoheshin të qetë. Ndërkaq kur “viktima” arrinte në apartament dhe trokiste, askush nuk përgjigjej.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...