Në fillim të Dhjetorit, pensionistët do marrin shpërblimin e fund vitit. Shuma që do marrin është plot 5 mijë lek

U njoftua sot se edhe këtë vit pensionistët do të marrin shpërblimin prej 5 mijë lekësh të reja. Këtë njoftim e bëri vet Rama.

 

Gjatë një bashkëbisedimi me banorët e Kamzës ai u shpreh se kjo nuk është një ndihmë shumë e madhe për ta, por i lehtëson diçka në fund të vitit.

 

Duke folur për buxhetiin e vitit 2023, ai vazhdoi të thoshte se do të jetë dyfishi i atij të vitit 2013.

 

“Në vitin 2023 do të kemi dyfishin e buxhetit të vitit 2013. Kemi shumë më tepër buxhet për të mbrojtur njerëzit nga kjo goditje e tretë. Nuk është e lehtë për ta përballuar siç mund të ishte njëra apo tjetra.

 

Ishte një lloj ndjesie që ja iku dhe kjo dhe do përmirësoheshin. Por ndodhi kjo. Duhet të fokusohemi tek mbrojtja e atyre që janë më të dobët. Prandaj kemi rritur dy herë pagën minimale këtë vit.

 

Paga minimale do shkojë në 360 mijë lekë të vjetra, mbase dhe në 380 mijë lekë në fazën e dytë të vitit tjetër. Në fillim të dhjetorit do i japim një suport tjetër prej 50 mijë lekësh secilit.

 

Nuk është shumë por është një shumë që ata e kanë pasur dhe do e kenë sërish këtë vit. I lehtëson dhe i jep një buzëqeshje të fundvitit”, u shppreh ai.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME