Më mirë vonë se kurrë/ 94-vjeçari kërkon divorcin: “Jam daѕhuruar me një grua tjetër…”

“Unë jam i dashuruar me një grua tjetër”. Një ish-punonjës 94-vjeçar i bankës së Arezzo-s kerkoi dhe mori ndarjen nga gruaja e tij pasi ra në dashuri me grua tjetër tetëdhjetë vjeçare.

Zotërisë së moshuar nuk i mjaftoi bashkëjetesa: tani të dy do të martohen. Historia u bë publike vitin e kaluar, kur pensionisti bëri kerkesën për divorc me qellimin për të rindërtuar jetën me partneren e tij të re. Tani, pasi martesa është shpërbërë zyrtarisht pas një pritjeje të gjatë, më në fund lulet e portokallit janë afër.

Në qershor, më në fund mberriti vendimi i divorcit për 94-vjeçarin dhe gruan e tij 87-vjeçare, siç u konfirmua nga gjykata në Arezzo, duke i dhënë fund një historie që zgjati mbi dy vjet.

Gjithçka nisi para pandemisë, kur pensionisti hyri në një lidhje jashtëmartesore me një grua praktikisht në të njëjtën moshë me gruan e tij. Të vendosur për të ndjekur pasionin, të dy shkuan për të jetuar së bashku dhe burri, 93 vjeç në atë kohë, kerkoi ndarjen.

Çështja përfundoi në gjykatë, pasi nuk ishte konsensuale nga të dyja palët: gruaja në fillim e kundershtoi dhe femijët ishin perpjekur në çdo mënyrë ta benin babain të ndryshonte mendje. Në fund u gjet një marrëveshje: ish-bashkëshortja e mbajti shtëpinë dhe merr një kompensim mujor. Në shkurt 2021, çifti u nda zyrtarisht.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

Të moshuarit i rrëzohen frutat e perimet në rrugë, djali ndalon makinën dhe e ndihmon

Shpesh herë jemi mësuar të dëgjojmë vetëm për akte...

Shokohet vajza pasi ndahet! Ish i dashuri i dërgon faturat e harxhimeve: Mi paguaj…!

Të gjithë e dimë se marrëdhëniet janë një investim...

Do festonte datëlindjen sot, Aida Shtino rrëqeth: Po kalon i pesti vit pa ty, do pi me foton tënde

Aida Shtino është një ndër moderatoret më të njohura...