Grida Duma lë mandatin e deputetes: Kam bërë gjithçka për një PD pro SHBA, nuk shmanga dot një ‘6 mars të dytë’! Nuk mund të vegjetoja më (VIDEO)

E indinjuar nga sjellja e asaj klase që i përkiti për më shumë se 9 vite,

 

Grida Duma njoftoi sot largimin si deputete mes lotëve të kolegëve të saj dhe mes kritikave të forta për lidershipët dhe forcës politike të cilës i shërbeu.

 

E ndodhur përballë përçarjes së Partisë Demokratike, ‘non gratës’ nga SHBA të Sali Berishës dhe demokratëve të ndarë mes Berishës dhe Lulzim Bashës, Grida Duma tha se ka bërë gjithçka për bashkimin dhe ruajtjen e balancave të PD-së. Ajo theksoi se ka bërë çmos që PD të jetë një parti pro amerikane, ndërsa shtoi se kjo parti duhet të vijojë të ketë në krah aleatin e saj strategjik SHBA-në.

 

“Para dhe pas 6 marsit, në situatën më të vështirë kam bërë sa munda që PD të kishte krah saj aleatin më të madh në gjenezën e vet, aleatin strategjik SHBA. Vijoj të mendoj se duhet ta ketë aty përkrah”, tha Duma.

 

 

Në prag të zgjedhjeve lokale, kur PD do të dalë sërish e ndarë, Duma tha se nuk mundi të shmangte dot një 6 mars të dytë. E për këtë, Duma shtoi se dha dorëheqjen, për të marrë përgjegjësi, pasi sipas saj edhe mund të vegjetonte siç bëjnë shumë të tjerë. Dorëhqjen e saj nga mandati, Duma e sheh si një shembull që duhet ta ndjekin edhe elita e vjetër politike.

 

“Nëse nuk bëra dot që të mos ndodhë një 6 mars i dytë, do të thotë që duhet të di të bëj duke dhënë një model që ndoshta sot dhe në të ardhmen ndryshon për ujërat e ndenjura që durojmë të gjithë me kompromise”, tha Duma.
E pozicionuar krah Bashës e më pas në anën e Berishës, Duma i ktheu përgjigje sot të gjithë kritikëve që e kanë kritikuar për qëndrimet e saj.

 

Ajo tha se ka shkuar pas vullnetit të demokratëve.
“Megjithatë nuk e kam lënë dhe nuk e kemi lënë betejën me miq, kolegë të vyer e demokratë edhe kur kemi vijuar fushatat pa mjete, atëherë kur vendimet e gabuara të lideshipit nga lënia e mandateve te lënia e bashkisë e lodhën e gërryen forcën madhore të PD.

 

U quajt besnikëri dhe lojalitet atëherë që mbështetëm atë që vetë nuk e aprovova, e megjithatë i qëndruam me lojalitet vendimet të shumicës. (…) Ashtu siç kam që pas 6 marsit të bëj gjithçka, madje duke dhënë dorëheqjen për të vlerësuar solidaritetin dhe njohjen njerëzore që demokratët treguan për të vlerësuar liderin historik, duke ndjekur dinjitetin njerëzor më tepër se pazaret politike. Dita ta njoh edhe këtë realitet”, vijoi Duma.

 

Në një fjalimin plot emocione që mbajti nga Kryesia e Kuvendit, Duma tha se pengu më i madh i saj që “s’do ia falë kurrë politikanëve të llumit” mbeten sulmet që ka marrë në politikë nga ‘hiena’, sulme të cilat godisni edhe birin e saj. Ky ishte edhe mesazhi më i fortë i Dumës në fjalimin e saj, ndërsa tha se shpreson që këto sulme të jenë një mësim për të birin.

 

“Jam sulmuar nga hienat. Sot do t’ju them që ka një gjë që nuk do ja fal kurrë politikës së llumit që ndoshta do jetë pengu më i madh, goditja që më bënin mua nën brez, godiste pandërprerë tim bir, shpresoj të ketë qenë një mësim për të. Do t’i shfaqen edhe atij fytyra të atyre të korruptuarve të nginjur.”- tha ajo.

Dje u raportua se Duma do të nisë një emision dy herë në javë në Top Channel. Mandati i Grida Dumës i kalon Ori Nebiajt, pasi në zgjedhjet e 2021 ka siguruar 5599 vota preferenciale. Ende nuk dihet nëse Nebiaj do ta pranojë mandatin, pasi ajo gjithashtu është e angazhuar në botën e televizionit. Një ditë më parë mandiatin e deputetit e la edhe demokrati Alfred Rushaj. Ai u largua për shkak të angazhimeve personale, ndërsa vendin e tij do e marrë Petrit Doda.

“Heroi” i heshtur që zbukuron kishën e Zojës së Shkodrës

Nga Simon Shkreli   Paulin Rripaj është i heshtur, ai punon me përkushtim që Kisha ku ai shërben si punonjës mirëmbajtjeje të zbukurohet sa më mirë...

Nënë për herë të parë? Armina Mevlani flet hapur: Emrat i kam gjetur…

Blogerja e njohur, Armina Mevlani, prej më shumë se 10 vitesh finalizoi në martesë pak kohë më parë dashurinë me Shkëlzen Berishën.   Mesa duket ata...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME