TREGTARËT E ZDRALES: S’KA BLERËS, SHESIM NJË HERË NË JAVË

Nga Nereida Vitoja

 

regtarët e veshmbathjeve në tregun e Zdrales prej kohësh po përballen me një situatë të vështirë ekonomike.

 

Rënia e fuqisë blerëse i ka vënë ato përballë vështirësive të shumta ekonomike për përballimin e jetesës. Ata thonë se gjendja është aq e vështirë, sa kryejnë vetëm 1 apo 2 shitje në javë.

 

Ata thonë se edhe pse në një situatë të vështirë ekonomike, janë taksapagues të rregullt ndërsa shtojnë se qeveria duhet të hartojë politika për mbështetjen e këtyre bizneseve.

 

Dy vitet e fundit, rënia e fuqisë blerëse I ka vendosur tregtarët e veshmbathjeve në tregun e Zdrales në vështirësi të madhe ekonomike, ku shumë prej tyre janë detyruar edhe të mbyllin aktivitetin e tyre.

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME