Një ditë pas deklaratës së Butrintit, “dhëmb për dhëmb” kundërpërgjigjet Kiara Tito

Në premierën e ‘Zemër Luana’, një natë më parë në Tv Klan,

 

Butrint Imeri u bë pjesë e lojërave të programit, nga të cilat u zbuluan jo pak detaje nga karriera artistike, apo nga jeta personale e këngëtarit të njohur nga Kosova.

 

Ndonëse u ngacmua shpeshherë për një histori të re dashurie, Butrinti tha se është ‘single’, pavarësisht lajmeve që një vajzë e njohur nga Tirana tashmë ia ka rrëmbyer zemrën këngëtarit.

 

Por një nga historitë më të përfolura të Butrintit, ajo me Kiara Titon, gjeti sërish hapësirë mbrëmjen e djeshme. Lidhja që nuk u konfirmua asnjëherë publikisht nga të dy artistët, në fakt ka marrë fund prej kohësh.

 

Megjithatë, i pyetur mbrëmjen e djeshme për këtë marrëdhënie dhe arsyen e ndarjes, Butrinti tha se nuk ka patur një arsye, por secili, ai dhe Kiara, vendosën të shohin rrugën e tyre: “Nuk ka pasur arsye. Ajo (Kiara) në rrugën e vet, unë në rrugën time!”.

 

Ndërsa sot ishte radha e Kiara Titos të reagonte, e pyetur për këtë lidhje. Së bashku me gjyshen e saj, nëna Letën, ajo ishte e ftuar këtë pasdite në “Rudina”, për të ndarë me publikun raportin e tyre të ngushtë.

 

Ndërsa Rudina e pyeti gjyshen e Kiarës nëse i vinte keq që ajo dhe Butrinti i kishin dhënë fund miqësisë së tyre, ajo tha: “Miq kanë qenë… Nuk pati ndonjë lidhje që ta kishte serioze”. Por reagimi i Kiarës ishte i menjëhershëm: “Si nuk paska qenë serioze?”

 

E pyetur nga Rudina pas deklaratës së Butrintit një natë më parë, Kiara tha: “Ideja është që nëse ndërton një marrëdhënie, unë të paktën kështu e kam, nisem me dëshirën më të mirë, pra për një raport serioz.

 

Ndoshta serioze është fjalë e madhe, por një marrëdhënie normale. Rrugës mund të ndodhë gjithçka”, – shtoi Kiara duke i dhënë pyetjes specifike një “përgjigje të përgjithshme”, pa dashur të flasë konkretisht për raportin e saj me Butrintin.

 

Në lidhje me gjyshen, ajo tha se, pavarësisht që ka lexuar shumë lajme nga portalet, nuk ka ndërhyrë, por ka pasur besim në zgjedhjet e saj.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...