“Kam ikur nga shtëpia për disa ditë pa lajmëruar prindërit”, Ilir Meta rrëfen fëmijërinë: Ata donin të…

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, si rrallë herë ka folur për jetën e tij private dhe ka treguar si ka qenë fëmijëra e tij, raporti me prindërit dhe motrën si dhe lidhja e fortë që kishte me fshatin e tij.

 

Meta ka rëfyer se kur ka qenë i vogël ka dashur lirinë e tij, madje ka ikur dhe nga shtëpia pa lajmëruar prindërit.

 

“Ka qenë një fëmijëri e jashtëzakonshme, në një moshë të tillë bëhet dhe më e fortë, mban mend kujtimet më të mira, dashuria për prindërit, gjyshërit.

 

Më shumë i lidhur kam qenë me fshatin, me Skraparin, dhe pavarësisht se kemi ardhur shumë shpejt në Tiranë, pa bërë ende një veç, unë shkoja shpesh në fshat.

 

Në Tiranë të dy prindërit e mi kanë qenë mësues, ishin shumë kërkues edhe donin që unë të shkëlqeja, dhe atë lirinë time e gjeja kur ikja larg tyre, në hapësira të tjera.

 

Madje ka dhe raste të jashtëzakonshme kur kam ikur nga shtëpia pa lajmëruar prindërit, tre-katër ditë, ishte dashuria shumë e madhe për fshatin, gjyshërit, dhe lirinë që gjeja atje. Edhe në verë rrallë shkoja në plazh me prindërit dhe motrën”, u shpreh ai te emisioni “Dola te Ola”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...