Familja amerikane pa fëmijë pranon shqiptaren e Tiktok! Ejona nga muzika tek kimia

Sot në Abc e Pasdites me Ermal Peçin u njohëm me historinë e Ejona Zogut.

 

Vajza 22 vjeçare nga qyteti i Lezhës, prej vitit 2018 jeton në SHBA ku studion për inxhinieri kimie. Por ajo rrëfeu për Abc News vitet e para të tranzicionit dhe përjetimet e saj.

 

“Gjithmon pretendoja shumë për jetën time dhe ndihesha e kufizuar në ato që bëja në Shqipërinë. Mundësia erdhi dhe ishte vendim spontan. Në dy vitet e para kam qenë shumë okay, por jam zhvendosur në një universitet tjetër dhe jam përballur me shumë vështirësi. Klasat kanë qenë shumë të vështira dhe njëkohësisht më duhej të punoja.”

 

Ejona ka tërhequr vëmendje me historinë e saj ku tregon një realitet pak të ditur në lidhje me kompeticionet muzikore. Sipas saj, vetëm 13 vjeçare me dëshirën për të kënduar, ja kanë mbyllur derën kompeticionet për shkak të “mikut edhe lekut”. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në moshën 16 vjeçare, e prej asaj dite Ejona këndon vetëm për kënaqësinë e të dashurve të saj. Por a mbetet gjallë kjo ëndërr?

 

“Unë jam dorëzuar në muzikë që përpara se të vija në Amerikë. Doja të ndiqja një karrierë që të më sillte përfitime personale. Të vazhdosh muzikën në Amerikë është 10fish më e vështirë.”

 

Studentja e inxhinierisë ka zbuluar mënyrën se si është larguar drejt Amerikës 4 vite më parë, falë një familjeje pritëse që strehojnë studentë dhe i asistojnë të rinjtë në rrugëtimin e tyre të vështirë. “E birësuar” nga familja amerikane, Ejona shpjegon se i konsideron si prindër ndonëse nuk janë ata biologjikët.

“Unë kam një host family [familje pritëse] këtu në Amerikë. Më konsiderojnë si vajzën e tyre, kanë luajtur rolin e prindërve. Nuk kanë pasur mundësi të kenë fëmijë, kanë adoptuar një vajzë që unë e kam shoqe. Dëshira për të pasur shumë fëmijë i ka bërë që të presin student, jo vetëm mua por nga shumë vende të botës si Indonezia etj.”/abcnews.al

Të moshuarit i rrëzohen frutat e perimet në rrugë, djali ndalon makinën dhe e ndihmon

Shpesh herë jemi mësuar të dëgjojmë vetëm për akte dhunë, të bërtitura, sherre, biseda me zë të lartë, shoferë që vetëm i bien borive...

Shokohet vajza pasi ndahet! Ish i dashuri i dërgon faturat e harxhimeve: Mi paguaj…!

Të gjithë e dimë se marrëdhëniet janë një investim kohe dhe pasioni, por një djalë e ka zbatuar këtë ide fjalë për fjalë. Ai...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

Të moshuarit i rrëzohen frutat e perimet në rrugë, djali ndalon makinën dhe e ndihmon

Shpesh herë jemi mësuar të dëgjojmë vetëm për akte...

Shokohet vajza pasi ndahet! Ish i dashuri i dërgon faturat e harxhimeve: Mi paguaj…!

Të gjithë e dimë se marrëdhëniet janë një investim...

Do festonte datëlindjen sot, Aida Shtino rrëqeth: Po kalon i pesti vit pa ty, do pi me foton tënde

Aida Shtino është një ndër moderatoret më të njohura...