Pa drita e ujë/ Pamje të banesës ku ngujohej familja Laçi, kryefamiljari i “burgosi” për 6 vite

52-vjeçari Xherxh(Gjergj) Laçi është arrestuar ditën e sotme në Tiranë pasi prej 6 vitesh mbante të ngujuar bashkëshorten dhe fëmijet e mitur.

 

I dënuar më parë për armëmbajtje pa leje Xherxh(Gjergj) Laçi, mbante të mbyllur prej 6 vjetësh duke i dhunuar sistematikisht dhe kërcënuar me armë të ftohta, bashkëshorten dhe dy fëmijët të cilët kishin kohë që nuk frekuentonin shkollën.

 

Kanë qenë fqinjët ata që kanë njoftuar policinë për rastin në fjalë pasi kishin vënë re gruaja dhe dy fëmijët e 52-vjeçarit nuk dilnin fare nga shtëpia.

 

Ka dyshime se 52-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ngujimi i familjes ka lidhje me bindjet e tij radikale.

 

Laçi nuk punonte shpesh dhe ushqimet ua siguronte xhamia ose familjarë të tij. Fqinjët e familjes Laçi kanë deklarauar se këta të fundit nuk kishin në shtëpi as drita e as ujë.

 

Më poshtë mund të shihni disa foto ng shtëpia ku mbahej e ngujuar familja Laçi.

 

 

 

 

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...