“Nuk ju kam shijuar si prindër”, djali lutet: Kur të sëmureni, dua të interesohem e të vrapoj unë për ju

Të habitur e të përlotur, prindërit e Kastriotit nuk prisnin aspak ta shihnin djalin e tyre të parë pas ekranit të “Ka Një Mesazh Për Ty”. Por as Kastrioti nuk është më pak i emocionuar teksa sheh prindërit e tij të ulur në anën tjetër të studios së rubrikës nga “E diela shqiptare” në Tv Klan.

 

Ai nis të drejtojë lutjen e tij ndaj prindërve, sidomos ndaj babait, Haxhiut, i cili nuk pranon të jetojë me ndonjërin prej fëmijëe. Me fjalë prekëse, Kastrioti i thotë se dëshiron të kujdeset për ta e të shijojë prezencën e tyre pranë vetes.

 

Kastriot: Babi, mami. Ju kam prurë këtu që të më premtoni para publikut. Dua që të vini të jetoni me ne në Itali ose në Greqi te vëllai tjetër. Nuk po jua cilësoj te Bardhi, te i vogli, te i madhi, te mesatari, por të vini të jetoni tek ne sepse unë nuk ju kam shijuar juve si prindër. U bëra 46 vjeç, unë nuk ju kam shijuar juve.

 

Bukurie: Të jap fjalën që po, mami po njëherë.

 

Kastriot: Se unë dua kur ti të sëmuresh ose plaku të sëmuresh, kurrë mos thënç prej Zotit që të sëmureni, të jem unë ai që të interesohem për ju. Dua unë që të vrapoj për ju siç keni vrapuar ju për mua.

 

Bukurie: Ke vrapuar për ne boll.

 

Kastriot: Edhe mua shtëpitë që më nxjerr pretendime gjithmonë babi, pikësynimin më të madh e kam te babi, që më thotë “ka ardhur krasitja e rrushit, do krasis rrushin, do ziej rakinë, do bëj këtë punë, do bëj atë, jo po shtëpia do ngelet vetëm”. E thashë edhe më parë, shtëpia derisa të jeni gjallë juve, nuk më intereson. Ju jeni pasuri për mua dhe nuk është shtëpia, kështu që dua të më premtoni publikisht, përpara publikut këtu që do vini të jetoni me ne.

 

Bukurie: Të premtoj mami.

“Ishte për t’u bërë”/ Klodiana Lala zbardh detaje nga biseda e truprojës me agresorin që goditi Berishën

Gazetarja Klodiana Lala mbrëmjen e sotme ka dhënë detaje lidhur me sulmin ndaj Sali Berishës nga i riu Gerti Shehu.   Ajo deklaroi se pas një...

Naim Abazi: “Remzie Osmani mikesha jonë e mirë por nëse doni e rrah në mes të rrugës…”

Mihrije Braja dhe Naim Abazi janë ndër çiftet e Estradës më të pëlqyerit jo vetëm për shkak të artit të tyre por dhe për...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

Arjon Muça i zuri vendin në Top Channel? Ish-konkurrenti i Për’puthen habit me deklaratën

Bruno Shemsho, modeli dhe ish konkurrenti i Për’puthen ishtë...

Ekskluzive/ Zbulohet gjyqi mes Olsa Muhametit dhe Vera Grabockës

Bruno Shemsho, modeli dhe ish konkurrenti i Për’puthen ishtë...

Jeni në dilemë? Ja ku mund të shkoni për pushime

Guidier, Lyto Alliu në një intervistë për emisionin “Jeto...