Motra i dërgoi vjehrrën për të parë si e kishte veshur nënën e vdekur! Shokohet Eni Çobani

Dy motrat Valbona dhe Eglantina kanë dalë këtë të diel në një seancë ndërmjetësimi në rubrikën “Shihemi në Gjyq” në “E Diela Shqiptare” në Tv Klan.

 

Shkak për këtë është bërë kujdesi ndaj prindërve të tyre. Nëna e tyre ishte paralizuar në vitin 2015 dhe në Mars të vitit 2021 ndërroi jetë. Për 6 vite për nënën e paralizuar, por edhe për babain u kujdes Valbona ndërsa Eglantina i kishte premtuar se shpenzimet do i ndanin bashkë.

 

Motrat kanë dalë në këtë seancë ndërmjetësimi me kërkesë të Valbonës e cila pretendon se e motra duhet t’i japë 10 milionë Lekë për shërbimin që ajo u ka bërë prindërve, ndërsa Eglantina thotë se këto para nuk i ka pasi ia ka marrë kunata në mënyrë jo të drejtë dhe ngulmon që paratë do ia kthejë motrës, por kur t’i marrë ato nga kunata e saj. Gjë të cilën Valbona nuk e pranon duke shtuar se kur nëna u vdiq, Eglantina nuk erdhi në varrim, madje ajo ka dërguar vjehrrën e saj që ta shikonte se si e kishte veshur motra nënën, gjë e cila ka qenë shumë e rëndë për të.

 

Valbona: Zonja Eni! Se çfarë ka ajo me fisin e burrit mua nuk më intereson shumë.

 

Eni Çobani: Ne bashkë e lamë te varrimi, e dashur! Çfarë ndodhi në momentin e varrimit të mamasë?

 

Valbona: Në momentin e varrimit, se do e them edhe këtë zonja Eni, e shikon atë zonjën atje? Kur ka ardhur vjehrra e saj te shtëpia, erdhi dhe tha “e kam amanet nga Tina, dale ta shikoj çikë si e ke veshur këtë nënën”.

 

Eglantina: Po ajo pleqëri ti do i vësh mend…

 

Eni Çobani: Si e ke veshur?!

 

Valbona: Po e kisha veshur mirë apo jo, se kishte dërguar lekë kjo moj zonja Eni dhe si e kisha veshur unë nënën kur më vdiq. E kupton ti?!

 

Eni Çobani: Është shumë e rëndë, që të çosh vjehrrën tënde për të parë se si ishte veshur mamaja. Më fal, por një fustan e kishte ajo për të veshur mamanë.

Aktori i njohur shqiptar rikthehet pas 10 vitesh në Shqipëri dhe …

Aktori Elvis Pupa më shumë se 10 vite është larguar nga “Portokalli” dhe rreth 5 vite më parë ai është shkëputur totalisht nga ekrani.   Por...

A jeni bere gati per bakllavane? Ja si ta pergatisni qe t’ju tretet ne goje. Video

Ingredientët: 60 peta për bakllava 1 filxhan stika të grira imët ½ filxhan vaj ulliri i lehtë ½ filxhan gjalpë I tretur 400 – 500 gram stika të grira...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

Aktori i njohur shqiptar rikthehet pas 10 vitesh në Shqipëri dhe …

Aktori Elvis Pupa më shumë se 10 vite është...

A jeni bere gati per bakllavane? Ja si ta pergatisni qe t’ju tretet ne goje. Video

Ingredientët: 60 peta për bakllava 1 filxhan stika të grira imët ½...

Nipi i Isa Boletinit: Ju tregoj cilat ishin amanetet e gjyshit tim për Shqipërinë

Nipi i Isa Boletinit, Gazmend Boletini ka rrëfyer në...

Behuni gati.Keto qytete do të mbulohen nga bora ditën e dielë

Fundjava parashikohet që të sjellë ulje drastike të temperaturave...