Ja kush pritet ta drejtojë emisionin kryesor “Top Story” në “Top Channel”

“Top Channel” në emisionin e tij kryesor, Prime Time-n e ditës ka mbetur pa moderator.

 

Kjo pas ikjes së Sokol Ballës, largim që ndodhi pas një konflikti të ashpër me një nga aksioneret, Lori Hoxhën.

 

Balla shkoi disa muaj më parë dhe në shtator filloi emisionin “Top Story”. Me largimin e Ballës, emisioni kryesor politik i “Top Channel” në mbrëmje ngeli pa moderator.

 

Me vajtjen e Ballës në “Top Channel” u largua dhe moderatorja e cila prej vitesh e kishte drejtuar emisionin politik kryesor të ditës me emisionin “Open”, Eni Vasili dhe prej largimit të Sokol Ballës deri më sot ka pasur shumë emra që janë negociuar.

 

CNA.al ka mësuar nga burime në këtë televizion se ka pasur negociata të shumta dhe është bërë një punë e madhe që emisioni të fillojë në datën 14 nëntor. Prej dy ditësh ka dalë spoti, i cili njofton edhe rifillimin e emisionit politik në edicionin kryesor të mbrëmjes në “Top Channel”, pra atë që quhet nga njerëzit e medias “Prime Time”.

 

“Top Channel” ka negociuar shumë emra. Një prej tyre ka qenë Eni Vasili për tu rikthyer edhe njëherë, por ajo ka refuzuar.

 

Emri tjetër i negociuar është ai i Ilir Babaramos për të çuar në këtë televizion “5 pyetjet nga Babaramo”. Ky i fundit e ka mohuar në qarqet mediatike vajtjen e tij në “Top Channel”.

 

Emrin e Ylli Rakipit kanë folur në qaqet mediatike, por kjo është totalisht e pavërtetë.

 

Emri i katërt, i cili duket se është edhe më afër për të moderuar emisionin kryesor në “Top Channel” mund të jetë Arjan Çani. Ky i fundit është një emër jo i panjohur për tregun mediatik. Me brandin e tij “Zonë e Lirë” u përfol se Çani do të shkonte tek Abc News por ende nuk ka filluar sepse ky televizion tashmë u transferua në disa pronarë të rinj nga Kosova.

 

CNA.al mëson se Çani ka qenë në negociata dhe diskutime të forta me “Top Channel” për të marrë drejtimin e “Prime Time”-t, pra emisionin kryesor që është të hënave dhe të enjteve në shumicën e ekraneve shqiptare, të cilat moderojnë nëpërmjet emisioneve politike temat e ditës dhe aktualitetit.

 

Por me situatën në Top Channel dhe atë që ka ndodhur kohët e fundit mund të ketë edhe surpriza të reja sepse çdo gjë është e pritshme dhe asgjë nuk çudit më. Këto janë informacione që vijnë nga burimet e CNA.al, por gjithçka është e paparashikueshme./ B.A. – CNA.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...