Dëmtohen parmakët e shëtitores në Shirokë/ Investimet publike pre e vandalizmave

Dëmtimet ndaj investimeve publike vazhdojnë të jene prezente në qytetin e Shkodrës. Kështu në shëtitoren e Shirokës së fundmi janë evidentuar dëme të mëdha në parmakët e anësore të saj.

 

Në pamje të parë mendohet se ky dëmtim ka ardhur nga drejtuesit e automjeteve të cilët duke humbur kontrollin e mjetit përplasen me parmakët anësore.

 

 

Me kalimin e viteve, edhe Shiroka si shumë të tjera në Shkodër ka rënë pre e vandalizmave të vazhdueshme, duke i prishur jo pak imazhin përballë përsëritjes se vazhdueshme te demtimeve te investimeve publike ne Shkoder.

 

 

Ndërkohë nga ana tjetër gjithë platforma prej druri e cili shërben si dekoracion është dëmtuar në shumë pjesë, ndërkohë autoritetet vendore e kanë kaluar në heshtje këtë fenomen.

 

 

Bashkia e ketij qyteti permes Drejtorisë së Sherbimeve publike disa herë i ka bere thirrje qytetareve qe te mbrojne investimet e perbashketa, e te denoncojne çdo rastBashkia gjithashtu ka kerkuar edhe bashkepunimin e policise dhe organeve te drejtesise, qe te identifikojne dhe vene para pergjegjesise personat ne fjale, qe po i shkaktojne nje dem te konsiderushem ekonomik kësaj bashkie.

 

Zona e Shirokës është një ndër më të vizituarat edhe fal afërsisë më qytetin e Shkodrës. Në fakt jo vetëm Shiroka por edhe By Passi nuk i ka shpëtuar vandalizmave dhe cdo ditë vijon të dëmtohet.

 

Krahas parmakeve ansore shpetim nga demtimet nuk kane gjetur as shtyllat e ndricimit.E keshtu edhe ato pak investime qe jane realizuar, nuk zgjasin shume, pasi vete dora e njeriut i shkatërron ato.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...