Anxhela Peristeri e pranon hapur: Unë kam blerë klikime

Këngëtarja e njohur, Anxhela Peristeri ka pranuar publikisht se ka blerë klikime. Ajo e ka konsideruar blerjen e klikimeve një strategji marketingu.

 

Sipas Anxhelës, nëse dikush e shikon këngën e saj me 300-400 mijë klikime, bëhet më shumë kurioz sesa kur e sheh me 20 mijë.

 

“Në disa raste konsiderohet edhe si strategji marketingu. Unë, në përgjithësi, nuk është se kam blerë klikime, ka ndodhur në 2-3 raste që i kam blerë.

 

Po e them edhe publikisht, se nuk është se jam e vetmja, janë të gjithë këngëtarët që kanë blerë, jo vetëm unë. Duket sikur e shtyn këngën, e marketon.

 

Nëse dikush e shikon këngën time me 300-400 mijë klikime, bëhet më shumë kurioz sesa kur e sheh me 20 mijë. Domethënë është një tip strategjie marketingu. Mendoj se kemi qenë më të lumtur atëherë kur nuk ekzistonte fare YouTube”, tha ajo në “Aldo Morning Show”.

 

Kujtojmë që kënga e fundit e Peristerit është ajo në bashkëpunim me Capital T dhe me Mandin, e titulluar “Habibi”, e cila ka shkuar mbi 35 milionë klikime për 3 muaj./abcnews.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...