U kapën MAT! Beniada Nishani në një lidhje dashurie me vëllanë e personazhit të njohur VIP shqiptar, ish-futbollist!

Beniada Nishani, modelja e njohur që u bë mjaft e dashur për publikun shqiptar gjatë eksperiencës së saj në Big Brother Vip, po jeton një histori dashurie me vëllain e Arbër Hajdarit, Blerti Hajdari.

Modelja dhe futbollisti duket se janë njohur bashkë në programin ku ajo u bë pjesë pas përfundimit të eksperiencës në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Procesi sportiv”.

Ditën e sotme ‘Panorama Plus’ka publikuar edhe një foto të çiftit ku ata shfaqen për herë të parë në një dalje publike bashkë më premierën e filmit ‘Sofia’ me regjisor Eduart Grishajn.

IMG-20221105-WA0003.jpg

Por si ka nisur njohja e tyre

Vip Magazine bëri një kërkim në rrjetet sociale, ku rezulton se në profilin e Blertit ka edhe një foto të tij me Beniadën dhe duhet ta themi se të dy bashkë bëjnë një çift mjaft të bukur.

Nga ana tjetër, duket se ata gëzojnë edhe bekimin e vëllait të Blertit opinionistit të njohur Arbër Hajdari që e kishte dalluar Beniandën gjatë eksperiencës së saj në Big Brother për natyralitetin dhe spontanitetin.

Modelja ishte e ftuar edhe në dasmën e Arbrit dhe Vlerës, bashkë me kushërirën e saj e cila nuk mungon në asnjë dalje të modeles.

Pak muaj më parë Arbri ishte i ftuar në emisionin ‘Procesi Sportiv’ përballë vëllait të tij, ku Ed Manushi e pyeti në lidhje me të vëllanë, shkruan vipmagazine.al.

Ai i tha nëse vë re ndonjë ndryshim te Blerti gjatë kësaj periudhe, ndërsa Arbri u përgjigj shkurt ‘Mirë më duket’, duke shkaktuar të qeshura në studio. Por publikut i shpëtoi ky detaj në atë kohë pasi nuk dihej ende se mes sportistit dhe modeles kishte nisur një histori dashurie.

 

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...